Mos i harro këto, dhe mos të fleshë asnjë natë para se t’i lexosh këto sure

0
245

Kjo porosi na bën të kuptojmë se besimtari nuk duhet të flejë para se të dëshmon njësimin e All-llahut dhe të kërkojë nga Ai që ta mbrojë nga sherri i njerëzve dhe i xhinëve.

Prej Ukbe bin Amirit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:
O Ukbe bin Amir a dëshiron që t’i mësoj ty tre sure (kaptna) të cilat kanë qenë të zbritura në Tevrat, Inxhil, Zebur dhe në Kur’anin e Madhërishëm? Unë thashë (thotë Ukbe): Po, o i Dërguar i All-llahut. Pejgamberi a.s. m’i këndoi: KUL HUVALL-LLAHU EHAD, KUL EUDHU BI RABIL FELEK dhe KUL EUDHU BI RABIN-NAS.

Pastaj tha:
O Ukbe mos i harro këto, dhe mos të fleshë asnjë natë para se t’i lexosh këto sure.
Ukbe thotë: Unë kurrë s’i kam harruar dhe kurrë s’kam fjetur para se t’i këndoj këto sure.
Transmeton imam Ahmedi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here