Mos e harro këtë lutje | Besimtari.com

0
886

Publikuar më E Premte, 02 Nëntor 2012 10:05
Ebu Derdai tërë natën u falë duke qarë dhe vetëm një lutje e përsëriste: “O Allah ashtu si përsose krijimin tim, përsose (bëje të mirë) sjelljen time.”

Vëlla/motër!

Ebu Derdai e kaloi natën duke u lutur vetëm më këtë lutje, PSE?

Mos harro se me moral të mirë hyn në xhenet, atëherë:

– Mos harro t’i përmirësosh sjelljet tua.

– Mos harro t’i përmirësosh qëndrimet tua.

– Mos harro t’i përmirësosh shprehjet tua.

– Mos harro t’i përmirësosh miqtë dhe shokët,.

– Mos harro t’i përmirësosh dhe korrigjosh temat, shkrimet, publikimet në facebook.

Dhe në fund, mos e harro këtë lutje: “O Allah ashtu si përsose krijimin tim, përsose (bëje të mirë) sjelljen time.”

Ulvi Fejzullahu / Shembulli

Vizito: www.besimtari.com