“Mos i detyroni të sëmurët tuaj të hanë dhe të pinë”

0
220

Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – ka thënë: “Mos i detyroni të sëmurët tuaj të hanë dhe të pinë, sepse ata i ushqen Allahu dhe u jep të pijnë”
(Es sahihah: 727)
Me renditjen e shejkh Mesh’hur Hasen hadithi: 3325.

Për këtë arsye edhe mjekët thonë: As dieta e as ushqimi i detyruar i vetes nuk ndihmon dot rikuperimin e shpejtë. Në fakt oreksi ose mungesa e tij është ajo që i ndihmon ekspertët të dallojnë mes gripit dhe një të ftohti. 

Disa nga shkaqet e anoreksisë gjatë disa sëmundjeve janë:

a) Gjatë sëmundjes prodhohet një substancë e quajtur: Cytokine që ka lidhje edhe me oreksin, në varësi të sëmundjes kjo mund të vijë edhe si shkak i ndryshimeve hormonale.

b) Tretja e ushqimit i merr trupit energji, prandaj kur nuk jemi duke tretur ushqimin kjo bën të mundur që të shkojë më shumë energji për të luftuar sëmundjen.

c) Humbja e oreksit e frenon rritjen e mëtejshme të viruseve, sepse duke ngrënë më pak ulet niveli i disa substancave me të cilat ushqehen viruset. E njëjta gjë thuhet edhe për bakteret të cilat nuk do të gjejnë dot aq shumë glukozë dhe hekur në gjak sa u duhet për tu ushqyer kur ti je duke ngrënë më pak.

Ky është një reagim kompleks i përkohshëm i trupit dhe mund të përshpejtojë shërimin dhe të ndihmon për ta rimarr veten më shpejt pas sëmundjes. Por kjo nuk duhet të kuptohet si: mos ha fare kur je i sëmurë! Sepse duke u përpjekur të agjërosh dhe ta privosh kësisoj trupin tënd prej kalorive të mjaftueshme kjo gjë mund ta vështirësojë proçesin e shërimit, sepse trupi yt ka nevojë për rezerva energjie që ta ngrejë nivelin e imunitetit tënd në lartësitë e duhura.

Ajo që rekomandojnë ekspertët në këto raste është: të dëgjosh trupin tënd, dhe të hash kur të jesh i uritur, përveç pushimit të bollshëm dhe lëngjeve.

Falënderimi i takon Allahut që na ka shpallur me këtë fe ato që na bëjnë dobi dhe na largojnë dëmet!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here