Më ke dhënë më shumë se të tjerët

Më ke dhënë më shumë se të tjerët

Një vajzë duke ecur rrugës, u ndal pranë një plaku i cili kërkonte lëmoshë.
Nxori kuletën për t’i dhënë ndonjë para. Mirëpo i kishte harruar të hollat në shtëpi.

U pikëllua shumë. Mendoi në vete: – O Zot, m’u tani të mbetem pa të holla. U kthye kah plaku dhe i tha: – Më fal gjysh, më duket se kam harruar të hollat në shtëpi dhe nëse do Zoti dhe je këtu përsëri, me siguri do të jap të holla.

Plaku i tha: – Nuk ka nevojë, bija ime, më ke dhënë sot më shumë se çdokush.
Vajza e hutuar e shikoi dhe i tha: – Si po mendon?
– Më tha një fjalë që nuk ma ka thënë askush deri më tani. Më tha “Gjysh”, e kjo më mjafton. – tha plaku.

Të vërtetën e ka thënë Pejgamberi ynë s.a.v.s.: “Fjala e mirë është lëmoshë (sadakë).” (Muslimi)

Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc Ali F. Iljazi