Lutja për fëmijët e myslimanëve shkak i udhëzimit të fëmijëve tanë
Një mbrëmje lexova një rast shum interesant dhe dëshirova ta ndaj me ju.
Një hoxhë kishte fëmijët shumë të mirë dhe të edukuar. Një shok e pyeti: si ka ndodhë që fëmijët tuaj janë shumë të edukuar? Tha: vazhdimisht lutem për fëmijët e myslimanëve dhe pastaj shoh përmirësimin te fëmijët e mi.
Për ta sqaruar këtë më mirë themi: njeriu kur lutet përvëllanë e tij, meleku thotë: edhe ty të qoftë e njejta. Lutja e melekut është e pranuar te Allahu, andaj edhe fiton myslimani nga lutjet që i bën për fëmijët e myslimanëve.
Nga: Bekir Halimi