A ke dëshirë të agjërosh Ramazanin dy herë, si?

0
272

Agjëroje Ramazanin dy here…Si?

Përgjigja është ne hadithin e Pejgamberit,Alejhi selam,: من فطر صائما كان له مثل أجره، غير إنه لا ينقص من أجر الصائم شيء Kush e ushqen një agjërues ka shpërblimim sikurse te tij (agjëruesit), duke mos iu cunguar aspak agjëruesit shpërblimi“. (Hadith sahih)

Ne vijim disa shembuj, te cilat te ndihmojnë ta arrish këtë shpërblim:

Dhënia iftar muslimaneve anekënd botes…A e di se ti me 5 euro ke mundësi ta ushqesh një agjërues, ose thënë me fjale tjera, me 150 € (euro) ke mundësi të agjërosh dy here (ne te njëjtën kohë)
Ushqimi i grupeve gurbetçare ne qytetin tënd, ose ato qe jetojnë ne xhami dhe rreth xhamisë, etj.
Ushqimi i familjes, te afërmeve, fqinjëve, qe përpos këtij shpërblimi arrihet edhe mbajtja e lidhjeve familjare.
Pra le te jemi kureshtar te gjithë për ta agjëruar muajin e Ramazanit dy here!!!

Hamdi Bin Abdurrahman

Marre nga: www.saaid.net

Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here