KATËR LUTJET

0
512

Ishte një pijanec, cili i thirri të pranishmit. Ata erdhën pranë tij dhe u ulën. Pastaj thirri shërbëtorin, ia dha 4 dërhem dhe i tha që të shkojë të blejë pemë për këtë kuvend. Shërbëtori gjatë rrugës kaloi pranë një mistiku të njohur, i quajtur – Mensur bin Amar, i cili thotë: “Kush i jep këtij të varfëri do t’i bëjë katër lutje për të”. Djaloshi ia jep 4 dërhem. Mensur bin Amarit. E ai i thotë: “Çka dëshiron të lutem për ty?”.

Djaloshi i thotë: “Zotëria im është i rreptë, dëshiroj të lirohem prej tij. E dyta: Që Zoti të m’i rikthejë 4 dërhemët që jam duke i dhënë. E treta: Që zotëria im të pendohet. E Katërta: Allahu të ia falë gabimet e zotërisë dhe popullit tim.”

Mensur bin Amari bën katër lutjet. Djaloshi largohet prej tij dhe kthehet te Zotëria, i cili e pyet: “Përse je vonuar? Ku i ke pemët?” Shërbëtori ia tregoi rastin e Mensurit dhe si ia ka dhënë 4 dërhemët, përballë 4 lutjeve. Zotëria u qetësua dhe i tha: “Cilat lutje i ke kërkuar prej tij për ty?” (Shërbëtori) thotë: “E para: E luta të lutej që të lirohem nga robëria.” Zotëria i thotë: “Të liroj, ti je i lirë për Allahun. Cila ka qenë kërkesa për lutjen e dytë?” “Që Allahu të m’i rikthejë 4 dërhemët, të cilat ia dhashë”, – u përgjigj shërbëtori. Zotëria i thotë: “Ja ku i ke 4 dërhem. Cila ka qenë kërkesa për lutjen e tretë.” “Që ti të pendohesh dhe t’i drejtohesh Allahut.” Zotëria e tundi kokën dhe filloi të qajë, e me dorën e tiji theu gotat e mbushura me alkool, dhe tha: “Pendohem te Allahu dhe kurrë nuk do të pi më alkool.” Pastaj e pyeti: “Cila ka qenë kërkesa për lutjen tënde të katërt?” Ai tha: “Që Allahu të t’i falë gabimet e tua dhe të popullit.” Zotëria tha: “Kjo nuk është në kompetencën time, por në kompetencën e Falësit të Gjithëmëshirshmit.”

Kur zotëria ra të flejë, atë natë dëgjoi një zë: “Ti e ke bërë punën tënde, e Allahu i ka falur gabimet e tua, të djaloshit, të Mensur bin Amarit dhe të gjithë atyre, të cilët kanë qenë prezent.”