A KAN TË DREJTË ATA TË CILËT THONË “ZEMRA IME ËSHTË E BARDHË”?!

0
211

“ZEMRA IME ËSHTË E BARDHË”

Çuditem me atë njeri, të cilit kur i thua pse nuk falesh. Të përgjigjet, zemra ime është e bardhë dhe Allahu do të na merr në llogari për nga ajo se sa zemrat e tona janë të bardha.

Ky lloj i njerëzve është i mjerë. Shejtani tallet me ta dhe i bind se janë pronar të zemrave të bardha!

Sa është e logjikshme. Që njeriu i cili e lë shtyllën e dytë nga shtyllat e Islamit. Të posedojë zemër të bardhë!
A nuk e di ky njeri, se shkaku i parë i hyrjes në Xhehenem. Ditën e Kiametit, është lënia e namazit!

A nuk e di ky njeri dhe të tjerët si ai, se shumica e dijetarëve thonë se lënësi i namazit nuk do ta nuhat erën e Xhenetit dhe do të jetë përgjithmonë me jobesimtarët në zjarr!

A nuk e di ky njeri, se gjëja e parë për të cilën do të llogaritet, është namazi i tij!

Plot nga njerëzit e kanë lënë pas dore çështjen e namazit dhe shejtani tallet me ta duke i bindur se ata janë nga të devotshmit dhe se zemrat e tyre janë më të bardha se qumështi!

O ti lënës i namazit, je i kujdesshëm dhe falu!! Falu para se trupin tënd ta hanë krimbat dhe fytyrën dhe lëkurën tënde ta djeg zjarri i Xhehenemit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here