I kaloi namazi, e ndëshkoi veten dhe fitoi

0
501

 

Një grua kujdesej shumë që ta falte rregullisht namazin, porse një ditë prej ditësh i kaloi namazi pa dëshirën e saj.

U brengos aq shumë, saqë filloi të ndiejë dhimbje dhe shtrëngim në zemër nga meraku.

Nga pikëllimi i madh që ndiente që i kaloi ky ritual madhështor vendosi ta ndëshkojë veten. Kështu që, vendosi të qëndrojë mbi sexhaden e saj gjatë gjithë ditës.

Kur shkoi burri i saj në punë e la atë të përulur në faltoren e saj. Kur u kthye nga puna e gjeti sërish në të njëjtin vend duke qarë dhe duke u lutur.

Atëherë, bashkëshorti i saj ra për të pushuar, por edhe pasi u zgjua gruaja e tij ende qëndronte në po atë vend, pa lëvizur fare, e frikësuar dhe e përulur para Zotit të saj!

Pas namazit të akshamit, bashkëshorti i saj e puthi dhe e përqafoi fort gruan e tij dhe tha me zë të lartë:

“Për Zotin, kurrë nuk do të shkoj më tek ajo!”

“Për Zotin, kurrë nuk do të shkoj më tek ajo!”

Burri e kishte fejuar një grua tjetër pa dijen e kësaj (të parës) dhe kishte vendosur që po atë ditë të bënte kurorë me të, por kur e pa sa shumë po vuante gruaja e tij mendoi se ajo po e bënte këtë gjë për shkak të mërzisë që burri i saj po martohej edhe me një grua tjetër. Kështu që, atij iu zbut zemra dhe u betua se kurrë nuk do të martohej edhe me ndonjë grua tjetër!

Kur e dëgjoi këtë ngjarja, gruaja u çudit tej mase!

Atëherë mu kujtua hadithi i të Dërguarit të Allahut: “Kushdo që e ka dert ahiretin (botën e përtejme), Allahu do t’ia zgjedhë problemet e kësaj dunjaje dhe do t’i japë pasuri në zemër, kështu që kurrë nuk do të shohë varfëri dhe do t’i vijë dunjaja, të cilën Allahu i Madhërishëm ia ka shkruar.” (Hadith Sahih)

Namazi është shtylla e fesë, pa të nuk bën kurrsesi!

Sa të nevojshëm jemi që zemrat tona t’i ujisim me iman-besim.

Vallahi, po t’i mbushnim zemrat tona me dashuri ndaj Allahut, kurrë nuk do ta braktisnim Atë e as që do të shqetësoheshim nga brengat!

Fillimi i përmirësimit tonë duhet të bëhet në këtë mënyrë: Përmirësimi i gjendjes sonë me Namaz, meqë ne kemi nevojë për frikërespekt ndaj Allahut, duke medituar Kur’anin dhe duke vlerësuar të drejtat e Allahut.

O Zoti im, më bëj mua dhe pasardhësit e mi prej atyre që e falin namazin. (Ibrahim 40)