Islami “po rritet më shpejt se çdo fe tjetër” në botë

0
178

Islami është feja e dytë më e madhe në botë, pas Krishterimit.

Por, kjo mund të ndryshojë nëse trendet aktuale demografike vazhdojnë, thuhet në një hulumtim që publikoi Qendra për Kërkime Pew, me seli në SHBA.

Islami po rritet më shpejt se çdo fe tjetër dhe do të tejkalojë Krishterimin më 2050, thotë studimi, transmeton BBC.

Në vitin 2010, Indonezia ka pasur popullsinë më të madhe myslimane në botë, por ajo e Indisë do të bëhet më e madhja në vitin 2050, parashikon Qendra e Kërkimeve Pew.

Sipas së njëjtës, popullsia e krishterë në Britani dhe në Francë do të bie për 50 përqind dhe 10 përqind e njerëzve në Evropë parashihet të jenë myslimanë më 2050.

Në SHBA, një në 50 njerëz do të jetë mysliman në vitin 2050, thotë studimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here