ISLAMI ËSHTË VEPËR E JO VETËM SE FJALË!

0
494

Imami dha selam dhe e përfundoi namazin e akshamit. Ishte imam në njërën nga xhamitë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Menjëherë pas namazit iu afrua një njeri, trupmadh dhe zeshkan, dhe morri prej tij leje që ta merr mikrofonin në dorë dhe iu drejtua xhematit. Xhemati i xhamisë ishte hera e parë që e shihnin këtë njeri në xhaminë e tyre!

Ky njeri ju tha: Es selamu alejkum ue rahmetullahi ue bereketuhu (Paqja dhe mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ju)!

Dhe filloi ta lexon suren Fatiha, ajet pas ajeti, derisa e përfundoi me një theks të dobët, dhe dëgjuesi po mos ta dinte suren Fatiha, s’do ta kuptonte fare se çfarë lexon, asnjë shkronjë!

Pasi që e përfundoi leximin e tij, e mbylli mikrofonin dhe shkoi në fund të xhamisë, i fali dy reqate vullnetare dhe pastaj doli. Imami e përcillte duke u falur dhe, pasi që e përfundoi namazin i shkoi pas, dhe në mendjen e tij i kishte mijëra pyetje se, kush është ky djalosh, dhe çfarë e nxiti ta vepron atë që e veproi, as nuk kishte zë të bukur, e as shqiptim të pastër, e as lexim të drejtë!

Kryesorja ishte se imami arriti ta ndal, dhe ia parashtroi pyetjet, kurse ajo që e dëgjoi nga ky djalosh ishte befasi! Djaloshi i tha: Unë jam musliman i ri, e kam pranuar Islamin para dy ditëve, dhe e lexova një libër rreth Islamit dhe përcjelljen e tij deri tek njerëzit, dhe e gjeta një hadith të mrekullueshëm që më nxiti ta bëj atë që e bëra sonte në xhami!

Imami i tha: E cili është ai hadith?!

U përgjigj: Hadithi: “Përcillni nga unë qoftë edhe një ajet”. Dhe unë i di përmendsh shtatë ajetet e sures Fatiha, dhe ato, i përcjella sonte në xhami!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU