HURMA ARABE – FRUT, USHQIM, ILAÇ, PIJE DHE ËMBËLSIRË

0
363

Allahu i Madhërishëm në shumë vende në Kuran përmend perimet dhe frutat, për ta nxitur mendjen njerëzore për studimin dhe zbulimin e vetive të tyre shëruese, të cilat i zbulon shkenca sot.

Allahu i Madhëruar tregon në Kuranin famëlartë për Merjemen, nënën e Isait (Paqja e Allahut qoftë mbi ta!), kur asaj i erdhën dhimbjet e lindjes së Isait:  “Dhembjet e lindjes e detyruan atë që të shkonte te trungu i një palme. Ajo tha: “Ah, sikur të kisha vdekur para kësaj (ngjarjeje) dhe të isha harruar krejt!” Një zë e thirri nga poshtë: “Mos u pikëllo, se Zoti yt të ka bërë një burim uji poshtë teje! Shkunde trungun e palmës, që të bien mbi ty hurma të freskëta! Ha, pi dhe qetësohu. Nëse vëren ndonjë njeri, i thuaj: “Unë jam betuar në të Gjithëmëshirshmin se do të agjëroj, prandaj sot nuk do të flas me askënd.” [Merjem, 23-26].

Në këtë ajet, Allahu i mëson njeriut se duhet të marrë shkaqet që Allahu i ka caktuar për shërim dhe për arritjen e gjërave që i duhen njeriut dhe që ai i dëshiron, dhe se nga shkaqet më të mira të shërimit dhe dhënies se fuqisë në rastin e Merjemes kur ishte me dhimbjet e lindjes, ishte që ajo të hante nga hurmat arabe; por si do të mundte Merjemja të arrinte te hurmat në majë të palmës së lartë, ndërkohë që ajo kishte dhimbje të mëdha dhe nuk kishte pikë fuqie të shkundte palmën që të binin hurmat, gjë që në realitet nuk mund ta bëjnë as burrat më të fuqishëm, por qëllimi ishte që Merjemja të merrte shkaqet dhe pastaj t’i mbështetesh Allahut, e padyshim se Allahu do urdhëronte engjëjt e Tij që t’ia rrëzonin asaj hurmat që nga maja e pemës drejt e në dorën e saj.

Pra, këtu kemi dy mësime të mëdha për njeriun:

1. Të marrë shkaqet më të mira që Allahu ka caktuar për funksionimin e gjërave në këtë botë, dhe njëkohësisht t’i mbështetet Allahut që t’i japë sukses në arritjen e qëllimit.

2. Hurma arabe ka vërtetë vlera të mëdha ushqyese dhe kuruese, dhe ajo është një pemë e begatë, një prej mrekullive të mëdha të Allahut, padyshim.

Në disa vargje të tjera Kuranore, Allahu i Madhëruar thotë: “Le të mendojë njeriu për ushqimin e vet: Jemi Ne që lëshojmë ujë me bollëk, pastaj e çajmë tokën në thellësi dhe nxjerrim prej saj drithërat, rrushin e perimet, ullirin e palmat (hurma arabe), kopshtet e dendura, pemët dhe gjithë barërat, që t’i gëzoni ju dhe bagëtitë tuaja.” [Abese, 24-32]

Për dobitë kuruese dhe ushqyese të hurmës arabe flasin edhe shumë hadithe profetike të Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), prej të cilave përmendim:

Transmetohet nga Amir iben Seid, nga babai  i tij (Allahu qoftë i kënëqur me të!) se: I Dërguari i  Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kush i ha shtatë hurma axhva (hurma e Medines) në mëngjes, nuk do ta  dëmtojë as helmi, as  magjia atë ditë”. [Buhariu 10/203 dhe Muslimi 2047].

Hadithi profetik, hurma dhe mjekësia

Nga analizat laboratorike është zbuluar se hurma e thatë  përmban 70.6% karbohidrate, 2.5% yndyrna, 33% ujë, 1.32% kripëra minerale, 10% fibra, curaminë, proteina, sheqer, fosfor, hekur, magnes, squfur, potas,  bakërr, magnesium,  vitaminat si: A, D,B1, B2, C, përmban gjithashtu vitaminat antioksiduese. Kjo tregon se hurmat kanë vlera ushqyese të mëdha.

– Ngrënia  e hurmave esëll  vret  parazitët, sepse hurma  me nxehtësinë e saj  bëhet  antibiotik natyral i fuqishëm. Nëse  ha çdo mëngjes hurma, pakëson  prodhimin e parazitëve, i dobëson ato dhe arrin deri në shfarosjen e tyre.

– Hurma forcon muskujt, qetëson nervat, është stabilizues, vonon plakjen dhe nëse me të pi qumësht, bëhet ushqimi më i mire, në vecanti  për atë që kanë  aparatin tretës të dobët.

– Vlerat  ushqyese të hurmës  janë më të larta se të disa llojeve të mishit. Ka vlera ushqyese tre herë më shumë se peshku.

– Merr formën e brumit dhe pekmezit, zihet dhe pihet, është e dobishme për anemikët dhe dhimbjet e kraharorit.

– Është  ushqim energjik.

– Hurma është e dobishme sidomos për:  fëmijët, adoleshentët, sportistët, punëtorët, ata që janë duke rimarrë veten pas sëmundjes, të dobtit, anemikët dhe gratë shtatzëna.

– Shton peshën e fëmijëve të dobët.

– Ruan lagështirën e syve dhe shkëlqimin e tyre, ndalon fryrjen e syve, dhembjen e syve, perden e syve, forcon shikimin dhe nervat e degjimit.

– Qetëson nervat dhe lufton shqetësimet nervore .

– Nxit dhe gjallëron gjendrat teroide.

– Mbjell në trup qetësi dhe paqe – duke i shoqëruar në mëngjes me një gotë qumësht.

– Forcon sistemin nervor, zbut enët e gjakut, rregullon stomakun dhe e ruan atë nga infeksionet dhe dobesia, forcon qelizat e trurit, rrit fuqinë seksuale, forcon muskujt, largon marramendjen dhe dridhjen e syve, largon plogështinë e agjëruesve dhe  të lodhurve.  Tretet lehtë, dhe efektin gjallërues  në trup  e ka shumë shumë të shpejtë,  nxitës i urinës, pastron mëlcinë, lan veshkat, shpëlarës  dhë nuk jep diarre, lufton  gëlbazën, zbutëse, lufton  kapsllëkun, përdhesin , lufton homorroidet, rregullon tensionin e gjakut.

– Nëse e shoqëron me arra dhe bajame shton efektin  e saj.

Hurma përmban shtatë vitamina

– Vitamina  A, e cila ndalon verbimin, ngre imunitetin e membranës së mukozës dhe luan rol në luftimin e kancerit.

– Vitamina B1, mungesa e kësaj vitamine bëhet shkak për zhvillimin  e ngadaltë dhe Hidropizi. Favorizon nje funksionim te mirë te sistemit nervor,te muskujve dhe te zemrës.

– Vitamina B2, është e rëndësishme për lëkurën dhe zhvillimin, aparatin tretës dhe shikimin.

– Vitamina B6, fuqizon sistemin nervor dhe enët e gjakut, ndalon vjelljen.

– Vitamina D, është e rëndësishme për kockat dhe dhëmbët, përfitohet nga kalciumi dhe fosfori.

– Vitamina E, luftuese e oksidit, mbron membranat qelizore nga shkatërrimi dhe lënda okside, ndihmon në shtimin e rruazave të kuqe të gjakut.

– Çdo 100 gram hurma prodhon 13 mg acid folik, i cili është i rëndësishëm për prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut, shton cilësinë e punës së hekurit në trup.

– Amino acidi i hurmës është i rëndësishëm për prodhimin e 5 mijë lloje proteinash të domosdoshme për një jetë të shëndetëshme, 18 prej këtyre janë shembullore dhe cilësore për imunitetin dhe shumimin.  Tryptophan është nga aminoacidet të rëndësishme që gjendet tek hurma, ky acid ka rol të madh në rregullimin e gjumit, të humorit dhe oreksit.

– Kripërat alkaloide që gjenden tek hurmat veprojnë në rregullimin e acidit në gjak që prodhohet nga ngrënia e mishit dhe niseshtesë, të cilët shkaktojnë ngrirje, gurë në veshka, apandesit dhe ngritje të tensionit të gjakut.

– Hurma arabe është e pasur me elementët natyral Phyto, parandaluese të kancerit.

– Hurma është e pasur me fibra zhdërvjellëse të imunitetit, kundër kapsllëkut dhe tumoreve të stomakut, ul sheqerin në gjak, lufton alergjinë.

– Hurma arabe përmban elementë anti-kanceroz.

– Hurma arabe shton prodhimin e hormoneve nxitëse të qumështit tek nënat gjidhënëse.

– Përmban hormone të rëndësishme siç është hormoni Pitocin, që ka rol rregullues të shtytjeve të fëmijës kur lind, dhe përveç kësaj, ndalon hemorragjitë gjatë lindjes dhe pas saj, si dhe ul presionin e gjakut te gruaja shtatzënë.

Hurma Arabe është Frut, Ushqim, Ilaç, Pije dhe Ëmbëlsirë.

A nuk është vërtet një mrekulli e madhe e Allahut Fuqiplotë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here