Haxhi i tij vleu sa 10 herë

0
178

Një teknik medicinal qëndronte në aeroport. Ai ishte nisur për haxh.

Afër tij u ul një tjetër haxhi dhe e filloi bisedën:

Hera e parë që po shkon në haxh?

Iu përggjigj tekniku : Po, hera e parë. Po e ytja?

Tha : e imja e 10-ta herë që shkoj në haxh. Po më duket shumë qenke i lumtur për këtë haxh?

I thotë tekniku : Po, shumë i lumtur, sepse ky haxh është i veçantë për mua.

Pse i veçantë, nëse bën ta dij?

Tekniku medicinal tregon historinë e tij :

Unë punoj si teknik medicinal në një spital privat. Tërë jetën kam punuar këtë punë. Me këtë rrogë kam ushqyer familjen time dhe kam tubuar pare për haxh. Çdo vit ngapak.

Derisa sivjet i mblodha paratë që më mjaftojnë për haxh. Edhe i morra paratë të shkoj të regjistrohem për haxh.

Erdha në punë si zakonisht. Tek dera i pash dy prindërit e një fëmie të shtrirë në spitalin tonë. Ata ishin të mërzitur. Ata kishin fëminë qe disa muaj në spitalin tonë.

I pyeta : çfarë keni që jeni të mërzitur?

Foli nëna e fëmiut : Sot po e marrim djalin tonë, po e çojmë në shtëpi. Nuk kemi më para të e mbajmë në spital.

I thashë : Po vetëm edhe disa muaj edhe fëmiu juaj do të shërohet!!

Nëna : e dijmë, po skemi më para, duhet ta çojmë në shtëpi. Skemi zgjidhje tjetër.

Tekniku shkoi shpejt deri tek drejtori, e i foli : mbane fëminë e sëmurë në sektorin e bamirësisë.

Drejtori nuk pranoi duke u arsyetuar se ky është spital privat , e jo shoqatë bamirëse.

E ndjeva në atë çast dhembjen e prindërve për fëmiun e tyre, mendonte tekniku.

I nxorra paratë e haxhit që i kisha me vete dhe ia dhash drejtorit :këto janë për fëmiun e sëmurë, merri dhe shërone fëmiun e gjorë. Mos i tregoni prindërve se kush e pagoi.

Nga aty dola i lumtur se po e ndihmoja fëmiun, por i pikëlluar se do mbetem pa shku në haxh.

U ktheva në shtëpi , rash të flej. Atë natë pash një ëndërr që asnjëherë më parë nuk e kam parë.

Më morrën melaiket në ëndërr dhe më ngriten në qiell. Atje të gjithë më bënin për hajr haxhin.

E më thanë : ty haxhi para se të pranohet në tokë, të është pranuar në qiell. Më bartnin melaiket e unë bëja tavaf në qiell.

Shoku i tij i thotë plot kurreshtje: Sa bukur kjo histori të dëgjohet në aeroport. Vërtetë haxhi yt qenka i veçantë. Unë 10 herë kam shkuar në haxh, ndërsa haxhi tek ti paska ardh.

Haxhi yt po vlejka sa 10 haxhët e mi.

Po mirë, e tash si po shkon në haxh, ti paratë i harxhove a po?

Tekniku thotë : e vërtetë. Po sivjet ka pas të shkoj në haxh drejtori i spitalit tonë. Ai ka kërkuar një mjek të jetë gjithnjë me te. Ka pas me shku me gruan e vet, por gruas së tij i ka vdek një familjar i saj, edhe ajo nuk shkon në haxh. Andaj ai më propozoi për haxh dhe te jem mjek i tij.

Ai e pagoi haxhin tim. Ashtuqë dëshira ime për haxh u plotësua, por ja që edhe shpërblim kam pagesën që e marr për kujdesin e tij në haxh.

Hoxhë Sevdail Jakupi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here