HAFIDH IBËN HAXHERI – BIOGRAFI E SHKURTËR

0
157

 

  1. Emri i tij: Shihabudin Ebu Fadël Ahmed Ibën Alij Ibën Muhamed, i njohur si: Hafidh Ibën Haxher el Askalani. (Xheuahir ed durer: 1/101,104).
  2. Lindja e tij: Hafidh Ibën Haxheri lindi në datën 22 të muajit Shaban, në vitin 373Hixhrij. në Egjipt. (Tabakatul Hufadh: 547, Xheuahir ed durer: 1/104).

Hafidh Ibën Haxheri u rrit si jetim, nëna dhe babai i vdiqën herët, në atë kohë Ibën Haxheri ishte në moshën 4vjeçare. Në moshën pesë vjeçare filloi kërkimin e diturisë tek Ebu Bekër el Zekij, i cili e kishte marë nën përkujdesjen e tij Ibën Haxheri. Hafidh Ibën Haxheri filloi ta mësonte përmendësh Kur’anin, suren el Merjem e kishte mësuar për një ditë. Pastaj, filloi mësimin e fikhut tek Muhamed Ibën Muhamed es Siftij, në moshën 9vjeçare dhe udhëtoi me këtë për në Meke. Atje mësoi Umdetul Fikhun, Elfijen e Irakit dhe shumë libra të tjerë. Mori një gotë zemzem në Qaben e bekuar në Meke, para se të pinte ujë, thoshte: ” O Allahu im, ma mundëso të bëhem si Imam Dhehebiu në hifdh(memorizim), pas kësaj duaje Hafidh Sujutiu, thotë: ” Allahu e bëri hafidh(memorizues) si Dhehebiu, bile edhe më vonë ia tejkaloi në hifdh Hafidh Ibën Haxheri, imam Dhehebiut.” (Tabakatul Hufadh: 1/121,141).

  1. Mësuesit e tij më të njohur: Hafidh El Iraki, Ebnasi, Iz Ibën Xhema’ah, Ibën Mulekin, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. (Xheuahir ed durer: 3/1064,1179).
  2. Nxënësit e tij më të njohur: Hafidh Ibën Haxheri posedonte gjithsej 600nxënës. Më të njohurit, ishin: Hafidh Es Sehaui, Ibrahim Ibën Amër el Bekai, Zekerija el Ensarij, Ibën Tugrij Berdij, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. (Xheuahir ed durer: 3/1064,1179).
  3. Akideja e Hafidh Ibën Haxherit: Në përgjithësi posedonte Akiden e Selefit, dhe ishte i dalluar me zgjuarësinë dhe hifzin e tij. Por, në emrat dhe cilësit e Allahut, sidomos në spjegimin e Sahihut të Imam Buhariut, vërehet qartë se mendimet e tij në këto pika(Emrat dhe Cilësit e Allah janë në përputhje me Akiden e Esharive. Libra të njohura që u shkrujtën në tërhjekjen e vërejtjes në Akide tek libri i spjegimit të Imam Buhariut janë: 1. Akidetu et Teuhid Fi Fet’h el Barij, autorë Ahmed Isam Katib. 2. Tenbih ala muhalefetil Akadije fi Fet’h el Barij, Ali Ibën Abdulaziz esh Shibl 4. El Ahta el esasijeh fi teuhid el uluhije el uakia fi fet’h el Barij, Abdullah Ibën Sa’ed el Gamidij. 4. Shejh Ibën Bazi në ligjeratat e tij, e kështë me rradh. (Dhejl et Tekjid: 1/325, Shedherat edh Dheheb: 7/270).
  4. Medh’hebi i tij: Hafidh Ibën Haxheri ishte ndjekës i medh’hebit Shafi’ij. (Dhejl et Tekjid: 1/325, Shedherat edh Dheheb: 7/270).
  5. Fjalët e dijetarëve islam për të: Lëvdatat ndaj ibën Haxherit prej dijetarëve islam, janë shumë, bile Hafidh es Sehaui, thotë: ” Lëvdatat e dijetarëve për Ibën Haxherit, aq shumë ka, saqë nuk mund të numërohen.” (Xheuair ed Durer: 1/264).

Burhanudin el Ebnasij, thotë: ” Shejhu, Imam, muftija i muslimanëve dhe hoxha i hadithit.” (Xheuair ed Durer: 1/264).

Hafidh el Iraki, thotë: ” Hafizi, hoxha i hadithit dhe i stërmbushur me argumente.” (Xheuair ed Durer: 1/264).

Tekij el Fasij, thotë: ” Me një fjalë Hafidh Ibën Haxheri ka qenë hoxha i dijetarëve të hadithit, i dalluar me mësimin e shumicën e emrave të transmetuesëve të hadithit.” (Dhejl et Tekjid: 1/355).

  1. Librat e tij më të njohura: 1. Fet’hul Barij bisherh Sahih el Buharij(Komentim, spjegim i sahihut të Buhariut. 2. Tehdhib et Tehdhib(në lidhje me transmetuesit e gjashtë koleksioneve të hadithit). 3. Tebsirul Muntebih bitahrir el Mushtebih. (Mukadime et Tebsir: 1/2).
  2. Vdekja e tij: Hafidh Ibën Haxheri vdiq më datën 18 të muajit DhulHixheh, pas namazit të jacisë, të vitit 452hixhrij, në Kajro. (Dhejl et Tekjid: 1/357, Xheuair ed durer: 3/193).

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

Shpend Zeneli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here