GRUAJA I PËRNGJAN NDËRTESËS!!

GRUAJA I PËRNGJAN NDËRTESËS!!

Gruaja para martesës mbështetet mbi shtylla të shumta në jetën e saj. Shtylla e parë mundet të jetë familja e saj, shtylla e dyta mundet të jenë shoqet e saja, shtylla e tretë të jenë studimet apo puna e saj dhe shtylla e katërt të jenë aktivitetet e saja. Ekziston edhe një shtyllë tjetër, e ajo është shtylla e fesë dhe shtylla e shpirtit. E sheh atë të lumtur në jetën e saj, e mbështetur mbi të gjitha ato shtylla, ku nëpërmjet tyre e ngrit vetveten dhe e bën të lumtur.Mirëpo, pas martese?!I largon të gjitha këto shtylla që ta vendos vetëm se një shtyllë, e ajo është burri i saj. Mirëpo, a keni dëgjuar se është ngritur një ndërtesë vetëm se mbi një shtyllë!!>
Kjo grua tërë kohën e saj e kalon në parehati dhe pasiguri, për arsye se është mbështetur vetëm se mbi një shtyllë. Nëse burri e divorcin apo e neglizhon apo nuk e respekton, e sheh të thyer dhe të mërzitur. Kjo është krejtësisht normale, shtylla mbi të cilën është mbështetur ka ikur nga ajo.
Për këtë arsye le të jetë burri jot vetëm se një shtojcë e bukur e jetës tënde, ku me të së bashku do të jetosh çaste të lumtura shtojcë, duke i ruajtur edhe shtyllat e tjera në jetën tënde.

(Hoxhë Irfan Jahiu)