Fëmijët i mësojnë ato gjëra që i përjetojnë në familje

0
202

Fëmija që përjeton sjellje armiqësore, mëson të grindet.
Fëmija që përjeton indiferencën, mëson të jetë i vetmuar.
Fëmija që përjeton kritika, mëson të gjykojë të tjerët.
Fëmija që shpesh herë paditet nga të tjerët, nuk vë re se mjedisi e do atë.
Fëmija që përqeshet, mëson të izolohet.
Fëmija përjeton turpërim, mëson të ketë turp edhe nga vetja.
Fëmija që nuk ka vëllezër dhe motra, nuk e mëson dashurinë e vërtetë vëllazërore.
Fëmija që përjeton tolerancë, mëson të jetë i durueshëm.
Nëse fëmija inkurajohet, mëson të ketë vetëbesimin dhe siguri.
Nëse fëmija përjeton lëvdata, ai mëson të vërejë gjëra dhe të vlerësojë mirë.
Fëmija që përjeton ndershmëri, mëson të jetë i drejtë.
Fëmija që përjeton miratimin, mësohet të jetë i kënaqur me veten.
Fëmija me të cilin bisedohet, mëson të mendojë.
Fëmija që përjeton dashurinë e prindërve, mëson se familja është një bashkësi dashurie.

Padyshim që edukimi i fëmijëve, sidomos në kohët tona është një nga sfidat më të mëdha të prindërve.

I Dërguari i Allahut, salAllahu alejhis ue sel-lem ka thënë: “Nuk ka gjë më të mirë që një prind mund ti japë fëmijës, sesa një edukatë e mirë”.

Përshtati: Lutfi Muaremi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here