A ËSHTË E LEJUAR RUAJTJA NGA SHTATZANIA?

0
310

Është e lejuar që gjatë marrëdhënieve intime, nëse është edhe gruaja e pajtimit, që të nxirret organi gjenital i mashkullit para ejakulimit, me qëllim të ndalimit të shtatzënisë. Për këtë kuptohet se duhet të ketë arsyetim. Përndryshe, në të kundërtën, preferohet hedhja e spermës në organin gjenital të gruas dhe nxitja e lindjes, për të cilin transmetohen shumë hadithe të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., aq sa ruajtja nga shtatzënia nganjëherë quhet el-ved’ul-hafijj – vdekje e fshehtë.[ Muslimi, Sahih: 16-Kitabu-n-nikah, 24-Babu xhevazi-l-gileti ve hije vat’u-l-murdi’i ve kerahetu-l-‘azli, hadithi nr. 1442.]

Mirëpo, hadithet autentike në mënyrë të prerë flasin për vetë lejimin e ndërprerjes natyrore të shtatzënisë, në atë mënyrë që sperma në momentin e ejakulimit të hedhet jashtë organit gjenital të gruas, që është edhe qëndrim i të katër shkollave juridike islame.[ Mr. M. Štulanoviæ, vep.cit., fq. 32.]

Xhabiri r.a. transmeton: “Jemi ruajtur prej shtatzënisë në kohën e të Dërguarit s.a.v.s.” ndërsa në një transmetim tjetër thotë: “Jemi ruajtur prej shtatzënisë derisa ishte duke zbritur Kur’ani!”[ Buhariu, Sahih: 67-Kitabu-n-nikah, 96-Babu-l-‘azli, hadithi nr 5207 dhe 5208; Muslimi, Sahih: 16-Kitabun- nikah, 22-Babu hukmi-l-‘azli, hadithi nr. 1440.]

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here