Ëndrra e shejkh Ebu Islamit për shejkh Albanin – Allahu i mëshiroftë!

Ëndrra e shejkh Ebu Islamit për shejkh Albanin – Allahu i mëshiroftë!

U bë dhe shejkhu ynë për rahmet! O Allah na mëshiro edhe ne kur të shkojmë atje ku kanë shkuar ata! Thotë shejkh Ebu Islami – Allahu e mëshiroftë – në librin e vet: “Besimi së pari, sikur ta dinit” (1/19-20) :

“Ky është një përgëzim që ua përcjell të gjithë atyre që e duan shejkhun (Albanin – Allahu e mëshiroftë)! Kjo është një ëndërr që e kam parë për shejkhun – Allahu e mëshiroftë – dhe shpresoj të jetë e mirë (e vërtetë). Po ua tregoj me pikë dhe me presje ashtu siç e kam parë:
Kam parë në ëndërr një prej studentëve të dijes i cili e donte shumë shejkh Albanin sa ishte gjallë, por pas vdekjes së tij filloi ta akuzonte atë si murxhi (grup i humbur).

E pashë atë në ëndërr sikur erdhi në shtëpinë time dhe më pyeti:
– O Ebu Islam, a ke dituri rreth ëndrrave?
– I thashë: Jo.
– Më tha: Ndërsa unë kam marrë mbledhur shumë njohuri rreth ëndrrave.
– I thashë (Ebu Islami) : Kam parë një ëndërr sot, a do të ma komentosh?
– Më tha: Do ta komentoj.
– I thashë: E pashë shejkhun tonë Albanin – Allahu e mëshiroftë – sikur ishte ulur në një kopësht të mbushur me lule dhe fruta, dhe po binte një shi i butë. E ai tregonte me dorën e tij drejtë përpara vetes, si ai që dëshiron të tregojë një vijë të drejtë.
– Atëherë ky vëllai më tha: Kjo ëndërr të përgëzon se shejkhu është në mirësi dhe begati, dhe shenja që ai bëri me dorën e tij, me të sikur dëshiron tu thotë studentëve të vet: Qëndroni fort në rrugën e të parëve tanë të mirë në të cilën ju lashë.
– Atëherë i thashë vëllait: Nëse është kështu përse ti atëherë e akuzove shejkhun si murxhi?
– Më tha: Për shkak të epshit që kisha në veten time! Dhe në këtë më shtyu gjithashtu edhe teprimi i disa vëllezërve në mbrojtjen e shejkhut…!!!”
Pastaj u zgjova nga gjumi i gëzuar me këtë ëndërr përgëzuese sipas së cilës shejkhu ishte në mirësi – siç e komentoi ai vëllai – dhe këtë shpresojmë edhe ne prej Allahut, sepse kopshti me lule dhe fruta dhe shiu, të gjitha këto komentohen si begati dhe mëshirë!”

Allahumme amin! Edhe shejkhut tonë Ebu Islam-it të njëjtën!