Çaji jeshil nuk përdoret vetëm për t’u pirë. I pasur me antioksidantë dhe përbërës zbutës, ai mund të përdoret edhe si produkt bukurie.
Ja disa përdorime të thjeshta të çajit jeshil!
- Për qetësimin e djegieve nga dielli. Çaji jeshil neutralizon dëmet e shkaktuara nga rrezet ultravioletë, parandalon inflamacionin dhe ndihmon për rigjenerimin e lëkurës së djegur.
- Për shpëlarjen e flokëve. Çaji jeshil stimulon rritjen e flokëve dhe vitaminat E dhe C i bëjnë ata më me shkëlqim. Hidhni 3-4 lugë çaji jeshil në gjysmë-litri ujë dhe shpëlajini flokët pas larjes me shampo.
- Për forcimin e thonjve. Për të evituar zverdhjen e thonjve, futini ata një herë në javë në çaj jeshil. Ata bëhen më të fortë dhe me më shumë shkëlqim brenda një kohe të shkurtër.
- Maskë për fytyrën me mjaltë dhe çaj jeshil. Pasi keni pirë çajin jeshil, merrni gjethet dhe përzjejini me mjaltë, për të bërë një maskë, e cila e bën lëkurën shumë të butë.
- Për dhëmbët. Transformoheni çajin jeshil në pastë dhëmbësh, duke i lënë gjethet të ziejnë 30 minuta në ujë. Pastaj, kullojini gjethet dhe përziejini me sodë buke. Kjo masë e pëftuar parandalon erën e pakëndshme dhe mikrobet që shkaktojnë pllakën dentare.