Disa obligime për besimtarin në ditën e XHUMA
I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Shtojini salavatet për mua gjatë ditës së Xhuma dhe gjatë natës së Xhuma. Kush dërgon për mua një salavat, Allahu i dërgon atij dhjetë salavate.”
| es-Sunen el-Kubra, el-Bejheki,el-Albani e bën hasen në es-Silsile es-Sahiha |
I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
”Beni shumë salavate për mua në ditën e xhumasë dhe në netët e xhumasë.”
| Bejhakiu |
Transmeton Abdullah ibn Amr ibn el-Asi se Pejgamberi ﷺ ka thënë:
“Kush bën një salavat për mua, Allahu atij ia bën dhjetë salavate.”
| Sahihul Muslim |
Transmeton Ibn Mes’udi radiAllahu anhu se Pejgamberi ﷺ ka thënë:
“Për mua më i dashuri Ditën e Gjykimit është ai që ka bërë më së shumti salavate për mua.”
| Trimidhiu, hadithi hasen |
Transmeton Abdullah ibn Amr ibn el-Asi se Pejgamberi ﷺ ka thënë:
“Kush bën një salavat për mua, Allahu atij ia bën dhjetë salavate.”
| Sahihul Muslim |
I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Namazi më i mirë tek Allahu është namazi i sabahut me xhemat, ditën e xhuma.”
| Sahih el Xhami |
Transmeton Ebu Seid el Hudri radiAllahu anhu se Pejgamberi ﷺ ka thënë:
“Gusuli në ditën e xhuma, është obligim për çdo musliman të rritur.”
| Muttefekun alejhi |
Transmeton Semure radiAllahu anhu se Pejgamberi ﷺ ka thënë:
“Kush merr abdes ditën e Xhuma, është e mjaftueshme dhe e bukur, ndërsa ai që pastrohet në tërësi është edhe më mirë.”
| Trimidhiu&Ebu Davudi |
Transmeton Eus ibn Eus eth-Thekafij radiAllahu anhu se Pejgamberi ﷺ ka thënë:
“Kush lan kokën e tij në ditën e Xhuma, pastaj merr gusul dhe arrin në kohë (në xhami); ecën në këmbë e jo mbi kafshën e udhëtimit, afrohet pranë imamit, dëgjon dhe nuk flet, atëherë për çdo hap që hedh ai do të ketë shpërblimin e një viti; shpërblimin e agjërimit dhe faljes së namazit (gjatë gjithë atij viti).”
| Sunen Ebi Davud Albani ka thënë se është Hadith Sahih |
I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Kush pastrohet në ditën e xhuma, parfumoset nëse ka parfum, i vësh rrobat më të mira dhe del me qetësi derisa të arrijë të xhamia, e pastaj falet nese do, pa e shqetësuar asnjërin, e pastaj kur imami të ngjitet në minber do të heshtë derisa të mos filloje namazi, do t’i falen mekatet(e vogla) midis dy xhumave.”
| Ahmedi |
I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Kush e lexon suren El-Kehf në ditën e Xhuma do të ndriçohet me nur (dritë) çdo vepër që e ka bërë mes dy xhumave”.
| Nesaiu dhe Hakimi |
I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Kush e lexon suren El-Kehf ditën e xhuma e mbulon drita prej këmbëve e deri në kupën qiellore e cila do ta ndriçojë në ditën e Gjykimit ndërsa i falen të gjitha mekatet(e vogla) midis dy xhumave.”
| Hakimi |
I Dërguari Allahut ﷺ ka thënë:
“Kur të falni (farzin) pas Xhumasë, falni katër rekate (sunnet të Xhumasë).”
| Sahihul Muslim |