Dieta ushqimore dhe stili i jetës

0
219

Dieta ushqimore dhe stili i jetës:

Ushqimi i parë dhe kryesor i këtyre qelizave të këqia është sheqeri i rafinuar. Me ndalimin e kësaj lënde, i presim kancerit ushqimin e tij kryesor. Për zëvendësimin e sheqerit duhen përdorur vetëm zëvendësues natyral si: melasa apo fruti i tharë, por me përmasa shumë të vogla.
Edhe kripa e tavolinës përmban lëndë kimike zbardhuese, prandaj ndërroje atë me kripën natyrale të detit.
Qumështi (me përjashtim të qumështit të devesë) dhe produktet e tij shkaktojnë gëlbazë dhe mukozë në organizëm, sidomos në kanalet e tretjes, dhe kanceri ushqehet me këtë mukozë. Me eliminimin e qumështit të kafshëve dhe me zëvendësimin e tij me qumështin e sojës apo të orizit, të paëmbëltuar, i sëmuri i ka bërë qelizat kancerore të uriten dhe të mbesin pa ushqim.
Qelizat kancerore lulëzojnë në mesin e acideve, të cilat prodhohen nga ushqimi i pasur me mish, veçanërisht me mish të kuq. Shumica e mishrave të tregut përmbajnë antibiotikë të akumuluar dhe hormone parazitare, dhe të gjitha këto janë të shumë të dëmshme, veçanërisht për atë që vuan nga kanceri.
Për ta bërë organizmin sa më bazik dhe të shëndetshëm, rreth 80 % e ushqimit duhet të jetë prej perimeve të freskëta, drithërave, pak farëra e të thata (bajame, arra) dhe pak fruta. Kurse pjesa tjetër e ushqimit prej 20 % mund të jetë ushqim i gatuar (i zierë) ku përfshihen edhe bishtajoret (bizelja, fasulja). Lëngu i perimeve të freskëta prodhon enzima të gjalla dhe të lehta për t’u thithur dhe për t’u tretur, të cilat arrijnë shumë shpejt në qeliza, brenda 15 minutave, dhe ushqejnë e forcojnë qelizat e shëndetshme.

Larg kafes, çajit (përveç çajit të jeshilte), çokallatave dhe çdo gjëje që përmban kafeinë. Në vend të tyre përdor çajin e jeshilte, sepse ai ka shumë efekte antikancerore. Preferohet të pihet ujë i pastër, i kulluar dhe i mbajtur në një enë prej balte, sepse kjo eliminon shumë prej helmeve dhe kripërave të rënda që përmban uji i çezmës.
Forcimi i sistemit imun me ushqime plotësuese i jep mundësinë qelizave mbrojtëse të trupit që të shkatërrojnë qelizat kancerore.
Kanceri është një sëmundje që i ka rrënjët në mendje, në trup dhe në diapazone të tjera, gjë që do të thotë se ekzistenca e një shpirti optimist dhe me gjallëri do ta ndihmojë shumë organizmin për luftimin e kancerit. Kurse zemërimi, zilia, inati dhe mostolerimi e vënë trupin në tension dhe në gjendje acide(apo rritje te tharrtesirave ne trup). Prandaj, njeriu duhet ta dijë se ai është më lart se kufijtë materiale të trupit të tij dhe të ngrihet lart me shpirtin e tij për të jetuar tolerancën, dashurinë dhe kënaqësinë, për hir të Zotit të tij dhe për të arritur kënaqësinë e Zotit të tij, duke bërë një jetë të pastër dhe në bindje ndaj Zotit të tij, dhe kështu i jep trupit fuqi pozitive.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here