DHURATA

0
518

Ka thene Amr bin Kajsi: Nese te arrin dic prej hajrit puno sipas saj, sepse ,nese edhe vetem njehere punon (sipas saj) llogaritesh prej ithtareve te saj”.
—————————————————————————————-
I perfundova studimet e mia ne Institutin e Shendetit pas shume mundimeve…Nuk isha i perpikte ne studime por Allahu s.w.t m’i lehtesoi punet dhe arrita te diplomoj.
U caktova punonjes ne njeren prej spitaleve te aferta te qytetit tim…Falenderimi i takon Allahut! Punet e mia ishin te lehta dhe jetoja me prinderit…
Vendosa t’a tuboj mehrin (priken-dhuraten martesore qe i ofrohet gruas me rastin e marteses) per martese,gje,per te cilen me nxiste cdo dite nena ime !
Puna me shkonte shume mire sidomos kur kam parasysh faktin se punoja ne nje spital ushtarak. Me pelqenin levizjet, mu per kete arrita rezultat ne punen time sidomos nese e krahasojme me studimet e mia teorike,te cilat me shkaktonin monotoni.
Spitali kishte personelin nga nacionalitete te ndryshme…Mardheniet e mia me ta ishin te mrekullueshme…Ata kishin dobi prej meje sepse une isha vendas dhe isha udhezues i tyre per ne vendet arkeologjike …tregjet..pastaj shkoja me ta ne fermen tone…
Mardheniet e mia me ta ishin te forta dhe si cdo here ne fund te kontrates se cdonjerit prej puntoreve organizoja nje gosti lamtumirese…
Nje dite prej ditesh nje mjek britanez vendosi te udhetonte pasiqe kontrata e tij veq kishte perfunduar…U konsultuam per gostine lamtumirese….Vendi yne i caktuar per gosti si cdohere ishte ferma jone…U pregaditem por kisha dic qe me preokuponte : Cfare dhurate do t’ia ofroj kur une per nje kohe te gjate e pata shoqeruar ne pune…
Aty per aty e gjeta dhuraten e pershtatshme…Ky mjek deshiron te tuboj gjera arkeologjike…dhe keshtu do te kem mundesi t’ia dhuroj nje dhurate te tille.
Babi im kishte gjera te tilla shume keshtuqe e pyeta dhe morra prej tij nje metal arkeologjik nga punimet e vjetra vendase…Me ne prezent ishte edhe kusheriri im,i cili me tha: Perse nuk ia ofron nje dhurate ne forme te nje libri per Islamin…E morra metalin dhe nuk e mora me rendesi fjalen e kusheririt tim…Perveqse, Allahu s.w.t m’a lehtesoi kete ceshtje pa asnje mundim … Te nesermen shkova te blej ca revista dhe gazeta prej nje kiosku kur ja gjeta nje liber per Islamin ne gjuhen angleze…
Fjalet e kusheririt tim me tingellonin ne vesh…Vendosa t’a blej meqe edhe cmimi ishte shume i lire…E mora librin dhe ne diten e gostise lamtumirese per shokun tone e vendosa librin ne mesin e metalit arkeologjik dhe sikurse mundohesha t’a fsheh. Ia ofrova dhuraten time…Ishte percjelle e dhimbshme sepse ky mjek ishte i dashur tek te gjithe…
Udhetoi shoku yne ndersa vitet nuk dinin te ndalur…U martova dhe Allahu s.w.t m’a fali nje femi…
Nje dite me erdhi nje leter nga Britania…E lexova ngadale sepse ishte ne gjuhen angleze…Ne fillim i kuptova ca gjera ndersa disa nuk i kuptova….E dija se eshte prej nje shoku te vjeter i cili ka punuar me ne por mundoheja t’a kujtoj…Emrin e tij sikur e degjoja per here te pare.
Madje ishte dic e pazakonte per mua emri Difullah ( sic duket anglezi nuk ka ditur ta shkruaj Dajfulllah-musafiri i Zotit)
E mbylla letren dhe mundohesha t’a kujtoj nje shok qe e ka emrin Difullah por nuk isha i afte t’a gjej nje emer te tille keshtuqe hapa edhe njehere letren dhe e lexova prape me qetesi…Fjalit i kishte thurur me lehtesi dhe thjeshtesi…
Ja kjo eshte nje pjese e letres se tij…
Vellau i nderuar Dajfullahi (Musafiri i Allahut)
Es Selamu Alejkum ve Rahmetullahi ve Berekatuhu…
Allahu ma ka lehtesuar Islamin dhe me ka udhezuar ne doren tende…nuk do ta harroj shoqerine tende me mua..do ta lus Allahun per ty. A te kujtohet libri te cilin ma pate dhene kur udhetova..e kam lexuar nje dite dhe nga ajo dite me eshte shtuar kureshtja per te ditur me shume per Islamin…me ndihmen e Allahut gjeta ne kopertinen e librit adresen e botuesit, keshhtuqe ua shkrova nje leter duke kerkuar me shume libra…mi derguan ato qe i kerkova…falenderimi qofte per Allahun, hyri drita e Islamit ne zemren time.
Shkova ne Qendren Islame dhe e shpalla islamin tim..e nderrova emrin tim nga John (Gjon) ne Dajfullah, dtth ne merin tend (sepse edhe emri i ketij vendasit ishte Dajfullah)…sepse ti e meriton per kete gje pas Allahut s.w.t…letres ia kam bashkangjitur edhe kopjen e deshmise sime per pranimin e Islamit..do te mundohem te vij e ta viztoj Mekken e nderuar per haxhxh.
Vellau yt ne Islam..Dajfullah
Wes selamu alejkum ve rahmetullahi ve berkatuhu..
E mbylla letren por me shpejtesi e hapa prape dhe fillova ta lexoj prej fillimit…
Me tronditi letra, sepse une perjetoja me sinqeritet cdo shkronje te saj..qava shume….si mund ta udhezoj Allahu dike ne islam prej meje ndersa une nuk permbush te drejten e Allahut s.w.t?!
Liber qe nuk kushton me teper se 5 rijal ta udhezoj Allahu me te dike…
Me goditi gezim e pikellim.
Gezim sepse Allahu e udhezoi ne Islam, pa dhene asfare mundi une, dhe pikellim, sepse une e pyeta veten : ku jane koherat e kaluara me puntoret e mi..nuk i kam ftuar ne Islam….nuk ua kam prezentuar kete fe…madje asnje fjale per Islamin qe te deshmoj per mua ne Diten e Gjykimit…
Iu flisja shume…mahnitesha me ta shume..por une nuk iu flisja per Islam, as pak dhe as shume.
Allahu e udhezoi Dajfullah-in ne Islam dhe me udhezoi mua qe ta llogaris veten time per leshimet qe i kam bere…nuk do te perbuz nga e mira asgje, madje edhe nese eshte nje liber 1 rijal.
Mendova pak sikur cdo musliman te ipte prej forces se tij nga nje liber te vetem si do te ishte puna…
U trondita prape nga tmerri i asaj qe lexova..
Disa te verteta nga Afrika thone se:
– Jane tubuar 139 miljon dollar amerikan ne Amerike per realizimin e synimeve te kishes.
– Jane mobilizuar 3.968.100 predikues krishter gjate te njejtit vit.
– Jane shperndare 112.564.400 ekzemplare te inxhilit.
– Stacionet radio-televizive te krishtere kane arritur shifren ne 1620 sosh.
Keto statistika jane te marrura nga nje reviste shteterore per hulumtimet e krishterimit amerikan..numri 1,vella:11,viti 1987..
Pyeta ku jemi ne…se paku cfare kemi bere…
Sa shoferi tek ne eshte jomusliman..sa sherbetoret tek ne jane jomuslimane…sa…sa…dhimbje, prej se ciles te pikon loti..por mbetet pyetja..
Ku eshte puna…