Erdhi një person dhe më tha: -Kam braktisur çdo gjë pos duhanit!
I thashë: -A do ta lësh edhe atë?
Tha: -Pasha Allahun, ky duhan po më shqetëson, e kam të pamundur ta braktis.
I thashë: -Dëgjo! Pas çdo cigare që pi, fali dy rekate namaz.
Tha: -Dy rekate?!
I thashë: -Merr abdest për ato dy rekate, edhe nëse je me abdest.
Pas kësaj më ka takuar duke qeshur dhe më tha: -O doktor, ditën e parë kam pirë vetëm pesë cigare, prej tridhjetë cigareve kam rënë në pesë.
Kam vazhduar të veproj kështu e pastaj sa herë që doja ta ndizja një cigare, shejtani më thoshte mos harro ke për të marrë abdest, ke për t’u falur… jo, jo, jo mos e ndez!
Ditën e parë kam pirë pesë cigare, ditën e dytë kam pirë tri cigare dhe me ndihmën e Allahut nuk ka kaluar një javë dhe e kam braktisur cigaren.
Dr. Halid el-Xhubejr thotë: Nuk e kam paramenduar se kjo i bën dobi në lënien e cigares, ndaj kush dëshiron ta braktisë duhanin, le të veprojë kështu!
Dr. Halid el-Xhubejr
Përktheu: Valdet Kamberi