Sëmundjet e gjuhës -Ibn Kajjimi
Ibn Kajjimi All-llahu e mëshiroftë thotë:
Gjuha i posedon dy sëmundje të mëdha, nëse shërohet nga njëra nuk shërohet nga tjetra:
-Sëmundja e të folurit dhe
-Sëmundje e heshtjes.
Mund të jetë çdonjëra prej tyre më e keqe se tjetra.
Ai që hesht nga e vërteta është shejtan memec, i ka bërë All-llahut subhanehu ve teala mëkat.
Folësi në të kotë është shejtan me gojë, i ka bërë mëkat All-llahut subhanehu ve teala.
Shumica e njerëzve janë të humbur në këtë kuptim dhe gjenden në mes këtyre dy rrymave: Shejtanë memecë ose shejtan folës.
Kurse pasuesit e të vërtetës dhe mesatarët i mbrojnë gjuhët e tyre nga e kota dhe flasin në atë çka iu sjell dobi në Ditën e Gjykimit.
***Ebu Hurejra -Allahu qoftë i kënaqur me të- thotë:
“I Dërguari i Allahut s.a.v.s. është pyetur se cilat vepra i fusin njerëzit më së shumti në Xhennet? Ka thënë: “Devotshmëria dhe Morali i mirë.”
Eshtë pyetur se cilat vepra i fusin më së shumti Njerëzit në Xhehennem? Ka thënë: “Gjuha dhe organi gjenital.” Transmeton Tirmidhiu
Çfarë përfitohet nga ky Hadith:
*Interesimi i Sahabëve Allahu qoftë i kënaqur me ta -për të mësuar Islamin dhe drejtimi i pyetjeve të Dërguarit të Allahut për atë që nuk e dinin.
*Devotshmëria dhe frika ndaj Allahut janë prej shkaqeve të hyrjes në Xhennet.
*Morali i mirë dhe sjellja e mirë me të tjerët janë Rrugë që çojnë në Xhennet.
*Gjuha me sëmundjet e veta, gënjeshtra, përgojimi dhe shpifja janë prej shkaqeve të hyrjes në Zjarr.
*Organi gjenital me haramet që bën, shkakton hyrjen në zjarrin e Xhehennemit.