ÇFARË DO TË THOTË FJALA “IMAN”?

0
261

Imani është shqiptim me gojë, besim me zemër dhe të punuarit me gjymtyrë. Ai shtohet me bindje, vepra të mira dhe pakësohet me punë të këqija. Argumenti që tregon se besimi është të shqiptuarit me gojë dhe të punuarit me gjymtyrë, është hadithi të cilin e transmeton Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se Profeti, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

“Besimi është shtatëdhjetë apo gjashtëdhjetë e disa degë. Më e larta e tij është dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut,ndërsa më e ulëta është largimi i pengesës nga rruga. Po ashtu, edhe turpi është degë e besimit.”[1]

Argumenti i cili tregon se besimi shtohet me bindje dhe vepra të mira është Fjalae Allahut të Madhëruar:

إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ الَّذِينَ إِذَا ذُكِرَ اللَّهُ وَجِلَتْ قُلُوبُهُمْ وَإِذَا تُلِيَتْ عَلَيْهِمْ آيَاتُهُ زَادَتْهُمْ إِيمَاناً وَعَلَى رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ

“Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, zemrat e të cilëve kur përmendet Allahu, fërgëllojnë dhe kur u lexohen shpalljet e Tij, u forcohet besimi dhe vetëm te Zoti i tyre mbështeten.”[2]

Argumentet që tregojnë se besimi pakësohet me vepra të këqija,janë po ato argumente që përmendëm më sipër në lidhje me shtimin e besimit. Ngase ai (besimi), para se të shtohej ka qenë i mangët.

Gjithashtu edhe hadithi të cilin e transmeton Seid bin Hudrij, radijAllahu anhu, se Profeti, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

“Kush prej jush shikon ndonjë të keqe, atëherë le ta ndryshojë me dorën e tij. Nëse nuk mundet, le ta ndryshojë me gjuhën e tij. Por nëse përsëri nuk mundet, le ta ndryshojë me zemrën e tij, ndërsa ky është besimi më i dobët.”[3]Në këtë hadith na bëhet e qartë se ndalimi nga e keqja është prej besimit.”

Përgatiti: Unejs Sheme

Burimi Jetes

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here