Çfarë duhet bërë ai që bënë ndonjë mëkat?!

0
238

Njeriu nga natyra e tij shpesh herë është lakmitarë dhe pasues i epshit të tij.
Këto dyja dhe shejtani i mallkuar e shtyjnë atë që të bëjë mëkate. E mëkatet nuk janë të gjitha njësoj, ato janë tre llojesh:
1. Mëkati që nuk falet, i tillë është shirku(ti bësh shok apo ortak Allahut).
2. Mëkati që falet, është ai mëkat që ke bërë në raport me Zotin tënd.
3. Mëkati i kushtëzuar, është ai mëkat që ke bërë ndaj njerëzve, dmth të falet nëse ta falin njerēzit.
Njeriu i mençur nuk bënë mëkate, por nëse i bënë ato interesohet që të pastrohet menjëherë nga mëkatet.
E çfarë duhet bërë që të na falen mëkatet?!
1. Ti kërkojmë falje Allahut dhe të pendohemi.
2. Të pastrohemi ose të marrim abdes
3. Të falim dy rekate namaz.
I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) ka thënë:
“Nuk ka ndonjë njeri i cili bënë ndonjë mëkat e pastaj lahet ose merr abdes, i fal dy rekate dhe i kerkon falje Allahut, e që mos ta fal Allahu atë”. (Ebu Davudi)
Allahu na faltë dhe na udhëzoftë!
(Shkëputje nga ligjerata e djeshme në xhaminë “Mati-1”)

Hoxhë Fadil Musliu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here