RINIA DHE LEXIMI

0
209

Matura qenka provimi final të cilin e jep nje nxënëx që studion në shkollë të mesme, provimi jepet me dije, andaj edhe dijes duhet ti gëzohemi e jo përfundimit të shkollës, si dijmë disa herë ta theksojmë në tubimet tona.

Përfundimi i veprave të mira është gjë që duhet të na gëzojë, mirëpo me kusht që përfundimi i tyre të bëhet shkak për kalimin në faza dhe stadiume tjera të shkollimit dhe nxënies së dijes.

Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

??? ???????? ???????? ???? ????????? ??????????? ???? ?????????? ???????? ?????? ??? ?????????? ??????? ?????????? ???????????????? {57}

???? ???????? ?????? ?????????????? ?????????? ??????????????? ???? ?????? ??????? ??????????? {58}

” O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur’ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët. Thuaj: “Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata”. (Junus: 57- 58).

Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu aljehi ve sel-lem, kur i përfundonte veprat e mira thoshte:

“Falënderojmë Allahun, i cili me begatitë e Tija përfundojnë veprat e mira”.

Nëse besimtari në këtë formë e falënderon Allahun për të mirat që ja ka dhënë Allahu, atëherë përfundimin e shkollimit të mesëm e pason me një elan edhe më të madh të vazhdimit të shkollimit sipëror, e asesi me degjenerim dhe shthurje, sikurse mendon, një pjesë jo e vogël e kësaj shtrese të shoqërisë.

Feja jonë e madhe Islame na mëson që të pasionohemi pas leximit dhe studimit, në shumë ajete Kuranore mësohemi të lexojmë, të dijmë, të mendojmë, logjikojmë dhe analizojmë. Le të bëjmë një paralelë mes këtyre ajeteve dhe realitetit tonë.

??????? ??????? ??????? ??????? ?????? {1} ?????? ??????????? ???? ?????? {2} ??????? ????????? ??????????? {3} ??????? ??????? ??????????? {4} ??????? ??????????? ??? ???? ???????? {5}

“Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë).

96:2. Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës).

96:3. Lexo! Se Zoti yt është më bujari!

96:4. Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë.

96:5. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte”. (El-Alek: 1-5)

??????? ???? ??????? ????? ????????? ???????? ?????????? ???????? ?????????? ????????? ???????? ??????? ???? ???? ????????? ????????? ??????????? ??????????? ??? ??????????? ???????? ??????????? ???????? ???????????? {9}

“(A jobesimtari e ka gjendjen më të mirë) Apo ai që kohën e natës e kalon në adhurim, duke bërë sexhde, duke qëndruar në këmbë, i ruhet (dënimit të) botës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të vet? Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?” Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim”. (Ez-Zumer: 9)

???????? ??????? ????????? ??????? ??????? ??????????? ??????? ????????? ????????? ????????? ????? ??????????? ??????? {11}

“… All-llahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. All-llahu është i njohur mirë me atë që punoni”. (El-Muxhadele: 11).

????? ??? ?????? ????????????? ?????????? ???????????? ????????? ???????????? ??????? ?????????? ?????????? {190} ????????? ??????????? ?????? ???????? ?????????? ???????? ??????????? ???????????????? ??? ?????? ????????????? ?????????? ???????? ??? ???????? ???? ???????? ??????????? ??????? ??????? ???????? {191}

“Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt. Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit! (Ali Imran: 190- 191).

???????????? ?????? ????????? ??? ??????? ??? ??????????? {43} ??????????????? ??????????? ???????????? ???????? ????????? ??????????? ????????? ??? ??????? ?????????? ????????????? ?????????????? {44}

“Pyetni pra dijetarët nëse ju nuk dini. (I patëm dërguar) Me argumente e me libra të shenjtë. Ty ta zbritëm Kur’anin që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, me shpresë se do ta studiojnë (Kur’anin)”. (En-Nahl: 43- 44).

Mirëpo kur të bëjmë krahasim mes këtyre porosive Kuranore edhe realitetit tonë, do të shohim një përpjesëtim aspak normal. Sa për informatë, në një studim që ka bërë një qendër studimi me titull “PIRLS”, ose “Progress in International Reading Literacy Study”, mbi kulturën e leximit në dyzet e pesë shtete, del se Maqedonia është e tredhjet e teta me rend, kurse nëse analizojmë shqiptarët në veçanti, ata bijnë në grada edhe më të ultë.

Argument për këtë është edhe pjesmarja e dobët e shqiptarëve në panaire të librit, kujdesi i dobët për blerje të librave, mungesa e promovimit të librit në qendra shkollore dhe intelektuale, prania e dobët e nxënësve në ditën ndërkombëtare të librit, etj.

Përgatiti: Bekir Halimi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here