Ballina Zgjodhëm për ju. PËR ÇDO NYJE TË TRUPIT KA LËMOSHË

PËR ÇDO NYJE TË TRUPIT KA LËMOSHË

Për çdo nyje të trupit duhet të japim lëmoshë

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell se i Dërguari i Allahut salallahu lajehi selam ka thënë:

“Për çdo nyje të trupit, sa herë që lind dielli, njeriu duhet të japë lëmoshë. Të pajtosh dy persona është lëmoshë, ta ndihmosh njeriun të hipë në kafshën e tij a t’ia vësh barrën mbi të është lëmoshë, fjala e mirë është lëmoshë, për çdo hap që e bën për të shkuar në namaz ka lëmoshë dhe për heqjen e pengesës nga rruga ka lëmoshë.”

E shënojnë Buhariu [numër 2989] dhe Muslimi [numër 1009].