E bija dhjetë vjeçare, me sy që shkëlqenin nga gjallëria dhe mençuria, hyri në dhomën e nënës së saj dhe e zgjati dorën mbi tavolinë, e la mbi të një letër të shkruar nga vet ajo.
Nëna shkoi ta lexojë se çfarë shkroi e bija me shkrimin e saj të bukur. E mori letrën dhe në të e pa se shkruante:
Fatura e llogarisë:
– Pastrimi i dhomës sime kushton një euro;
– Pastrimi i enëve të shtëpisë kushton dy euro;
– Përkujdesja ime për vëllain e vogël, kur nëna mungon, kushton tri euro; dhe
– Shpërblimi im për suksesin tim në shkollë kushton pesë euro.
Nëna duke e shikuar vajzën e saj në sy, në ato momente i vinin nëpër mend situata të ndryshme nga e kaluara, kështu që e mori po të njëjtën letër dhe shkroi në të:
– Bartja në bark nëntë muaj – pa të holla;
– Dhembjet e rënda dhe të egra të shtatzënisë – pa të holla;
– Një natë që e kalova për tu përkujdesur për ty e sëmurë – pa të holla;
– Përkujdesja, pastrimi, rrobat, lojërat dhe fshirja e lotëve tua – të gjitha pa të holla.
Ia dha letrën të bijës, e kur ajo e lexoi, u shtri në gjoksin e saj e turpëruar dhe në të njëjtën letër, poshtë gjërave të saj që i llogariti, shkroi:
Llogaria është e paguar paraprakisht!
Nëse nuk të pëlqen ajo që e arrin, shiko se ti çfarë ke dhënë. Atëherë kur ti e ndryshon pikëpamjen tënde për gjërat rreth teje, do të gjesh se çdo gjë përreth teje ka ndryshuar.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU