Nga se u mashtrove?

Nga gjërat më të habitshme:
-ta njohësh Zotin dhe të mos e duash Atë;

-të dëgjosh atë që predikon për Të dhe të mos i përgjigjesh;

-të dish fitimin që do të marrësh po të punosh për të dhe i shërben dikujt tjetër;

-e di se deri ku shkon zemërimi i Tij dhe përsëri matesh me Të;

-pranon të shijosh dhimbjen e vetmisë që të jep mëkati dhe nuk kërkon shoqërinë e Tij me anë të devotshmërisë;

-ndien dhimbjen e zemrës kur nuk flet për Të dhe rreth Tij, e megjithatë nuk të merr malli të qetësohesh duke e përmendur apo duke e lutur Atë;

-e lidh zemrën me dikë tjetër dhe vuan e nuk largohesh për t’iu afruar qetësisë që të jep prania e Tij!

Por, më e habitshme se e gjithë kjo, është ta dish se ti nuk mund të jetosh pa Të dhe më së shumti ke nevojë për Të, e përsëri i kthen shpinën dhe jepesh mbas asaj që të largon prej Tij!

“El Feuaid”, Ibn Kajim el Xheuzije

One comment on “Nga se u mashtrove?”

  1. Adalberto Staniford August 21, 2026

    Way cool, some valid points! I appreciate you making this article available, the rest of the site is also high quality. Have a fun.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *