Cili është gjykimi i leximit të Kuranit vetëm duke e parë me sy?
Shejh Bin Bazi -Allahu e mëshiroftë- ka thënë:
“Nuk quhet lexues, ai i cili e lexon Kur’anin vetëm duke e parë me sy, pa i lëvizur buzët. Ai as nuk e arrin shpërblimin e leximit të Kuranit, vetëm nëse e lexon Kur’anin me zë duke i lëvizur buzët.”
(Mexhmu el fetaua: 8/363)