SI TA NDALOJMË MASTURBIMIN

0
574

Masturbimi është definuar si stimulim manual i organeve gjenitale , jo nga marrëdhëniet seksuale , e cila veprohet për të prodhuar një orgazëm. Masturbimi është rreptësisht i ndaluar në Sheriat.

Një nga problemet me poshtëruese që një mashkull masturbues i vazhdueshëm vuan më vonë kur tenton te ketë marrëdhënie seksuale është derdhja e parakohshme ose dështimi për të mbajtur ereksionin e penisit (pra penis te forcuar).Kur një person është duke masturbuar,ai tenton ta arrijë orgazmën e tij sa më shpejt qe është e mundur por ne marrëdhënie seksuale, ai normalisht duhet të tentoj ta kontrolloj kënaqësinë e cila mund të imponojë një tendosje të madhe mbi atë që kënaqet në abuzimin e vetes gjatë një periudhe të gjatë kohore me masturbim.

Ata të cilët e arrijnë kënaqësi të pamjaftueshme nga marrëdhëniet seksuale dhe i kthehen masturbimit ose nuk heqin dorë kurrë nga masturbimi, ata pësojnë një vuajtje e madhe. Jeta seksuale për ta është boshe , e cila shpie drejtë shumë problemeve të tjera, kontesteve martesore,divorcit etj.

Prandaj njerëzit që masturbojnë rregullisht humbin gjithçka rreth vetes. Kënaqësia fizike reduktohet reduktohet (pakësohet) duke u shndërruar në një formë të zakonshme akti natyral si urinimi dhe në mendjen e tyre është I njohur fakti që ata janë duke humbur kënaqësinë e vërtetë të jetës. Asnjë i rritur s’mund të pretendojë se ai masturbon e që nuk e ka të pranishme një ndjenjë fajësie të një mos-dobishmërie të plotë. Masturbimi është më shumë një veprim plogështues sesa konstruktivë duke rezultuar në asgjë pos në një humbje totale. Pasi orgazma është arritur, nuk ka mbetur asgjë, përveç një ndjenjë e boshllëkut të plotë.

Hapat për tejkalimin e masturbimit

Të jeni i sigurt, i bindur që ju mund të shëroheni nga kjo vështirësi. Shumë janë shëruar si meshkuj ashtu edhe femra. Edhe ti mund të shërohesh nëse vendosë me bindje se kjo gjë është e kryer. Nëse doni të hiqni dorë, ju duhet fuqi vullneti dhe vendosmërie.

I dërguari i Allahut (sallallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Nijeti i një besimtari është më i mirë se sa veprimi.”

Kjo vendosmëri është hapi i parë. Kjo është ku ne fillojmë .Së pari, ju duhet të vendosni që ju do ti jepni fund kësaj dhe sapo ju të merrni vendimin , problemi do të reduktohet në masë të madhe që në fillim. Por ajo duhet të jetë më shumë se një shpresë apo një dëshirë, më shumë se ta dini se kjo është një veprim i mirë nga ju. Duhet ta kuptoni që kjo është një ligësi e madhe dhe ju duhet të dëshironi të largoheni nga ky veprim.

Faktikisht duhet të jetë një vendim. Nëse me te vërtet ju ngulni këmbë se do të shëroheni, atëherë do ta keni fuqinë që ti rezistoni çdo tendence apo tundimi te cilat ti keni apo që mundë te vinë tek ju. Luteni ALLAHUN për ndihmë dhe t’ju jap forcë dhe durim që të keni sukses.
Pasi ta keni bërë këtë vendim, atëherë rrespektoj udhezimet e meposhtme specifike:

Udhëzimet

1. Hapi i parë është që ju ta kuptoni që jeni duke e shkelur urdhërin e ALLAHUT dhe jeni duke i shkaktuar vetes dhe jetës tuaj shkatërrim dhe dëm.

2. Kurrë mos i prekni pjesët intime te trupit pa pasur nevojë.

3. Shmangni të qëndruarit vetëm sa më shumë qe të jetë e mundur. Gjeni shoqëri te mirë dhe rrini me ketë shoqëri të mirë. Mos harroni që një mendje boshe d.m.th e papreokupuar me punë është punëtori e (shejtanit) djallit.

4. Nëse ju shoqëroheni me njerëz të cilët e kanë të njëjtin problem duhet të largoheni nga ta. Kurrë mos u shoqëro me persona që e kanë dobësinë e njëjtë. Mos pretendoni që të dytë do ta lini këtë së bashku sepse kurrë s’keni për ta arritur këtë së bashku. Duhet të largoheni nga njerëzit e atij lloji. Vetëm qëndrimi në prezencën e tyre do ta mbaje problemin tuaj të freskët dhe aktiv në mendjen tuaj.

Problemi duhet të largohet nga mendja juaj ku edhe në të vërtete qëndron. Mendja juaj duhet të preokupohet me gjëra tjera dhe gjëra më të dobishme , është cekur në një hadith që njeriu është në rrugën e shokut të tij. (Buhariu,Tirmidhiu)

5. Kur të bëni dush bëjeni atë sa më shpejt që është e mundur.

6. Kur jeni në shtrat, nëse kjo është ajo ku ju keni problemin tuaj për pjesën më të madhe të rasteve, vishuni për gjumë në mënyrë aq të sigurt që ju nuk do mundë lehtë të prekni pjesët tuaja intime, në mënyrë që ky veprim do të jetë i vështirë dhe që merr kohë për t’i hequr ato rroba.

7. Kurrë mos shiko materiale pornografike.

8. Qëndrimi i individit ka një efekt se sa lehtë mund të tejkaloj këtë problem. Është thelbësore që një angazhim i fuqishëm të bëhet për të kontrolluar këtë zakon. Personi duhet së pari ta kuptojë te keqen e këtij akti. Së dyti, ai duhet te kuptojë arsyen për këtë sjellje.
Pas këtyre 2 hapave, individi duhet të behet i kujdesshëm ndaj situatave dhe kushteve të cilat mund të shkaktojnë që një person të kryej këtë akt aq të turpshëm. Për këtë arsye një person duhet ta ruajë veten nga çdo gjë, e cila mund të shkaktojë nxitjen e dëshirës për këtë akt. Duke ndjekur këto hapa, një person fiton aftësinë për të arritur fitore ndaj këtij akti, kështu fuqia për të kontrolluar këtë praktikë të ndyrë zhvillohet. Mos harroni ju duhet gjithashtu edhe fuqi vullneti për këtë.

Këshillat

1. Bëni dua çdo ditë , kërkoni ndihmë nga All-llahu,kjo do t’ju jap fuqi kundër sprovave.

2. Ndiqni një program të ushtrimeve të fuqishme të përditshme. Stërvitja zvogëlon tensionin emocional dhe depresionin dhe është absolutisht bazë për zgjidhjen e këtij problemi. Dyfishojeni aktivitetin tuaj fizik kur ju shtohet stresi dhe epshi.

3. Kur tundimi për të masturbuar është i fortë, kthejini mendimet tuaja larg nga nevoja egoiste që të kënaqeni.

4. Vendosni qëllimet e abstenimit (përmbajtjes). Fillo me një ditë, pastaj një javë,një muaj, një vit dhe me në fund vendos për të mos e bërë atë kurrë përsëri. Derisa ju nuk e angazhoni veten, për te mos e kënaqur veten me këtë akt të turpshem, ju do të jeni gjithmonë i hapur për ta provuar atë.

5. Filloni që të punoni çdo ditë në programin tuaj të vetë-përmirësimit. Përpiquni për të rritur fuqitë tuaja dhe talentet.

6. Bëhu i vetëdijshëm për situatat që ju dëshpërojnë ju ose që janë shkak që ju të ndjeheni i vetmuar, i mërzitur, i frustruar ose dekurajuar, këto gjendje emocionale mund të aktivizojnë dëshirën për të masturbuar si një mënyrë e arratisjes nga realiteti. Plani paraprakisht për t’iu kundërvënë këtyre periudhave të ulëta përmes aktiviteteve të ndryshme, të tilla si leximi i Kuranit apo librave të ndryshëm, duke vizituar një shok, duke bërë diçka atletike etj.

7. Filloni frekuentimin e Mesxhidit pra Xhamisë apo vend faljes së namazit. Bëjeni praktikë të përditshme për të recituar një pjesë te Kuranit. Zbuloni më shumë rreth librave autentike të cilat ju mund ti lexoni nga ndonjë dijetar lokal.

8. Bëni një kalendar xhepi për një muaj në një kartë te vogël. Mbaje me vete. Ngjyroseni me të zezë ditën që keni masturbuar. Kalendari bëhet një përkujtim vizual i fortë i vetë-kontrollit dhe duhet ta shikosh atë kur jeni duke rrezikuar për të shtuar një tjetër “ditë të zezë”. Mbajeni kalendarin derisa të keni arritur së paku tre muaj të pastër.

9. Një studim i kujdesshëm do të tregojë që ju keni pasur probleme në kohë të caktuar dhe nën kushte të caktuara. Provo dhe kujto në hollësi se çfarë ishin kohët dhe kushtet tuaja të veçanta. Tani pasi e kuptoni si ndodhë, planifikoni që ta thyeni këtë model përmes kundër aktiviteteve.

10. Në fushën e psikoterapisë, është një teknikë shumë efektive e cila quhet terapia aversive (neverisë) .Kur ne e shoqërojmë ose mendojmë për diçka shumë te papëlqyeshme me diçka e cila ka qenë e pëlqyeshme, por e padëshirueshme, mendimi i pakëndshëm dhe ndjenja e pakëndshme do të fillojë për të anuluar atë që ishte e këndshme. Në qofte se ju shoqëroni (bashkëngjitni) diçka shumë të pakëndshme me humbjen e vetë-kontrollit, ajo do të ndihmojë për të ndalur aktin. Për shembull, nëse ju tentoni për të masturbuar, mendoni sikur jeni duke bërë dush në një vaskë plot krimba, dhe sikur jeni duke ngrënë disa prej tyre gjersa e bëni aktin.

11. Mos e lejoni veten të ktheheni në shprehitë e së kaluarës model të së cilës ishin problemet tuaja. Shejtani asnjëherë nuk dorëzohet. Mbani një qëndrim pozitiv të mendjes dhe gjithmonë rrini ne gatishmëri. Ti mund ta fitosh këtë luftë. Kënaqësia dhe fuqia qe e ndjeni kur jeni duke e bërë këtë luftë, do ti jap tërë jetës shkëlqim vezullues dhe shpirtëror të kënaqësisë dhe ndjenjës së krenarisë.

Përktheu dhe përshtati: Bedi Aliu,

staf i faqes ”Mjeku Musliman”

Burimijetes.com