Ballina Zgjodhëm për ju. Njeri nder shembujt me te shkëlqyer te respektimit te urdhrave te Allahut…

Njeri nder shembujt me te shkëlqyer te respektimit te urdhrave te Allahut…

Njeri nder shembujt me te shkëlqyer te respektimit te urdhrave te Allahut dhe te rrugës se Tij është edhe shembulli i floktares, se bijës se faraonit. Një dite prej ditësh, ndërsa floktarja ia krihte flokët bijës se faraonit, asaj i kishte rene krehri ne toke dhe kur ajo kishte dashur ta merrte atë, kishte thënë: ” Bismil-lah – Me emër të Allahut “. Bija e faraonit e kishte dëgjuar floktaren dhe i kishte thëne: Babai im është Allahu ? Floktarja i qe përgjigjur: Zoti im, Zoti yt dhe Zoti i babait tënd është Allahu. Atëherë bija e faraonit i kishte thëne: Do ta informoj babanë tim për këto fjale. Dhe ajo vërtet ashtu kishte bere. Kështu qe faraoni i kishte thëne floktares: A ke Zot tjetër pos meje ?! – Zoti im dhe Zoti yt është Allahu. – i kishte thëne floktarja. Faraoni kishte pyetu: A ka floktarja fëmije ? Po, i ka 4 fëmije, madje njërin ende e ka ne gji. – i kishin thëne faraonit.

– M’i sillni fëmijët e saj, – kishte urdhëruar faraoni – dhe sillmani edhe një kazan te madhe me ujë, kurse nen te ndizeni një zjarr te forte qe te vloje uji.

( Përpiqu qe ta imagjinosh se fare kishte ndodhur dhe vere veten tende ne vendin e floktares )

Faraoni kishte marre fëmijën e madh te floktares dhe i kishte thëne asaj : A ti ke Zot tjetër pos meje ?

– Zoti im dhe Zoti yt është Allahu. – kishte thëne floktarja.

Faraoni e kishte hedhur fëmijën ne zjarr para syve te nenës se tij dhe fëmija kishte filluar te bërtiste deri sa ishte djegur i tëri…

Faraoni kishte bere kështu edhe me fëmijën e dyte dhe te trete. Edhe ata i kishte gjetur ajo qe i kishte ndodhur vëllait te trete. Edhe ata kishte gjetur ajo qe i kishte ndodhur vëllait të tyre të madh dhe, e gjithë kjo, madje para syve të nënës së tyre, e cila kishte vetëm një përgjigje: Zoti im dhe Zoti yt është Allahu.

Më pastaj radha i kishte ardhur fëmijës, i cili akoma ishte në gji. Zemra e floktares kishte filluar të dridhej, kurse kraharori t’i ngushtohej, sakaq fëmija i foli asaj: Oj nëna ime, duro, sepse ti, pa dyshim, je në rrugën që është e vërtete !

Pas kësaj, faraoni i kishte hedhur ne zjarr fëmijën dhe nenën e tij…

E kuptoj se ky tregim ka bere qe zemrat tuaja të qajnë, kurse sytë të lotojnë…

I Dërguari ( paqja dhe lavdërimi i Allahut qofte mbi të ) me t’u kthyer pas udhëtimit në natën e Isras dhe Mi’ raxhit, ka thëne: ” Ndërsa po udhëtoja në qiell, kam ndier një aromë të bukur të cilën asnjëherë më parë nuk e kisha ndier, ndaje pyeta Xhibrilin : O Xhibril, ç’është kjo aromë ? Ai më tha: Është aroma e floktares që ia ka krehur flokët bijës se faraonit dhe aroma e katër djemve te saj ”

O Zot! Syri qan gjatë pikëllimit, por ai qan edhe gjatë gëzimit !

” Te durueshmëve u jepet shpërblimi i tyre pa masë” Zumer 10

( Vepra e vetme, për të cilën nuk dihet shpërblimi, është durimi. )

Vërtet, s’ka dyshim se më i madhi durim, është të durosh në rrugën e Allahut dhe për fenë e Tij.