Kush është Uelij i Allahut?
-Shejkh Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin-
Pyetje: Thotë Allahu –Tebarake ue Te’ala- në Librin e Tij: {Nuk ka fare dyshim! Me të vërtetë për Eulijatë e Allahut (të përkushtuarit, besimtarët e vërtetë që i dorëzohen plotësisht Allahut) as frikë nuk do të ketë mbi ta, as nuk do të pikëllohen. Të cilët besuan (në Njësinë e Allahut, në Islam) dhe që gjithnjë e patën frikë Allahun.} Surja Junus: 62,63
Kush janë këta Eulija dhe cilat janë karekteristikat e tyre?
Përgjigje: Po. Këta Eulija, Allahu e ka marrë përsipër qartësimin e tyre dhe ka thënë:
{Të cilët besuan (në Njësinë e Allahut, në Islam) dhe që gjithnjë e patën frikë Allahun.} Surja Junus: 63.
Dhe këto janë cilësitë e tyre, ai i cili është besimtar i devotshëm është Uelij i Allahut. Nuk është el-uilaje (të kesh) mëngët e gjata, as çallmë të madhe, as misvak të gjatë, e as tesbihë të gjata. Uilajeti është me iman dhe devotshmëri.
Kur ta mësojmë se ky person është prej besimtarëve dhe prej të devotshmëve, prej të cilëve nuk e përpijnë gjynahet -qoftë ato me lënie të obligimit apo me kryerje të një vepre të ndaluar-, duke qenë i udhëzuar drejtë, atëherë e dimë se ky është prej Eulijave të Allahut.
Por Eulijatë e Allahut a i bëjnë dobi njeriut pas vdekjes së tij? Pas vdekjes së Ueliut?
Përgjigja është: Jo, nuk i bëjnë dobi atij.
Dhe për këtë, nuk i lejohet njeriut që të shkojë tek varri i atij që thuhet për të Uelij e ti thotë: o zotëria im, unë jam i varfër, më pasuro mua. Nëse ai i thotë këtë atëherë ai i ka bërë kufr, i ka bërë shirk Allahut.
E as (nuk lejohet), sikurse thuhet që gruaja shkon tek varri i atij që i thuhet Uelij dhe merr nga varri i tij dhe’ pastaj e vendosë në ujë dhe ajo e pi atë në mënyrë që të lindë foshnje (djalë).
Të gjitha këto nuk kanë asnjë të vërtetë dhe nuk lejohen.
El-Uelij nuk i bën dobi vetëm se vetës së tij.
Po, gjatë kohës që Ueliu është gjallë mund të lutet për një person dhe mund t’i pranohet lutja ose mund të mos i pranohet.
Ndërsa pas vdekjes (pasi Ueliu vdes), ai nuk i bën dobi askujt.
Audio: https://www.youtube.com/watch?v=W0mRN3oB2xc
Përktheu: Astrit Hoxha