Forma më e shpeshta me të cilat shfaqet kanceri

0
531

Edhe pse format e shfaqjes së tij janë shumë të ndryshme e të rrezikshme për shëndetin e njeriut, ne gjithmonë e kemi emërtuar thjesht me të njëjtin emër.

Edhe pse format e shfaqjes së tij janë shumë të ndryshme e të rrezikshme për shëndetin e njeriut, ne gjithmonë e kemi emërtuar thjesht me të njëjtin emër. Ne e konsiderojmë kancerin si një sëmundje të vetme, në fakt bëhet fjalë për qindra sëmundje të ndryshme, që prekin thuajse të gjitha pjesët e trupit tonë, të cilat vijnë nga shkaqe të ndryshme e lënë pasoja po të ndryshme. Ajo çka është e rëndësishme të dimë, është që sëmundjet janë të lidhura ngushtë me mënyrën tonë të jetesës, po aq sa edhe me gjenin, por kjo e para është shumë e rëndësishme. Nga mënyra se si pimë, si ushqehemi, çfarë higjiene kemi, apo qoftë edhe faktorët shoqërorë në vetvete, ndikojnë në një masë të madhe e të drejtpërdrejtë në shëndetin tonë. Por për sa i takon kancerit, cilat janë llojet e tij dhe si ndikon mënyra e jetesës te shfaqja e tyre në organizëm?

Kanceri i gjirit

Është kanceri më i përhapur te gratë, kryesisht në vendet e zhvilluara. Çdo vit, po të marrim si shembull vetëm Britaninë e Madhe, diagnostikohen me këtë sëmundje 44 mijë gra, pra mbi 100 gra në ditë dhe ky numër është rritur në masën 50% në 20 vitet e fundit. Në botë çdo vit diagnostikohen mbi 1 milion femra. Rritja e numrit të pacienteve vjen për shkak të ndryshimit të rregullave të mëmësisë. Kështu, në kohët moderne gratë lindin shumë më vonë se më përpara, kanë familje më të vogla dhe i ushqejnë fëmijët me gji për një kohë shumë më të shkurtër nga sa kanë bërë nënat dhe gjyshet e tyre. I gjithë ky ndryshim e rrit shumë predispozitën ndaj zhvillimit të kancerit të gjirit. Por ndërsa shtohet numri i të diagnostikuarve, është pakësuar shumë numri i vdekjeve. Shkaku kryesor është parandalimi dhe dalja e medikamenteve të duhura.

Kanceri i fshikëzës së urinës

Përqindja më e madhe e personave me një problem të tillë është në Egjipt. Në këtë vend të Afrikës së Veriut, ky është lloji më i përhapur i kancerit. Shkaku është një parazit që përhapet shumë me emrin bilharzias. Është një lloj kanceri më i përhapur te meshkujt se te femrat. Në vende të tjera të botës shkaqet janë duhanpirja dhe ekspozimi ndaj kimikateve industriale. Ky lloj kanceri zhvillohet brenda organizmit të njeriut për një periudhë 20-25-vjeçare para se të shfaqet.

Kanceri i shtyllës kurrizore

Kjo është një sëmundje të varfërish. shkaktuar nga një virus papilloma virus (HPV), që transmetohet seksualisht. Është mjaft i përhapur në Afrikën Nënsahariane, Amerikën e Jugut, Indi dhe Lindje e Largët. Që prej disa kohësh ekziston edhe një vaksinë e posaçme parandaluese.

Kanceri i testikujve

Është lloji i katërt më i përhapur në botë, edhe pse në Emiratet e Bashkuara Arabe zë vendin e parë. Ky lloj kanceri ka lidhje me përdorimin e tepruar të mishit të kuq dhe mungesën e ushqimit me fruta e perime të freskëta. Një tjetër shkak është edhe jeta sedentare. Afrika dhe Azia kanë një probabilitet më të vogël, pasi dietat këtu janë thellësisht vegjetariane.

Sabri Selamni, Gjermani