Lëkura mund të sëmuret përmes shumë mënyrave të ndryshme. Shkaqet e këtij dëmtimi janë ndryshimet e jashtme duke bërë ndryshime në organet e brendshme, të cilat janë pasqyruar në lëkurë. (Pasi që sëmundjet e lëkurës shpeshherë janë të pashërueshme, megjithatë arrihet suksesi, nëse pacienti me kohë ndërmerr metodat për shërim).
Në sëmundjet e ndryshme të sëkurës, ekzistojnë disa shenja të sëmundjes (Efloureshenca), të cilat duhet vërejtur. Dallimi I shenjave primare janë:
1. Njollat (Macula), është njollosje e lëkurës.
Në një vend (Macula) ka një ndryshim në ngjyrën e lëkurës. Shkaku mund të jetë një ndryshim në rrjedhjen e gjakut, ndryshimi në përmbajtjen e pigmentit, depozitimi i substancave të ndryshme (p.sh., ngjyrë tatuazhi) apo një shkarkesë e gjakut. Njollat të tilla si njolla të mëlçisë zakonisht janë pa dhimbje.
2. Nyje (Papula), i cili mund të jetë aq e vogël sa një majë e gjilpërës apo i madh sa një arrë psh. tek ndezjet apo lythat.
3. Një e djegur (Urtikariet) është rritja e vëllimit në dermis ose indin nënlëkuror me edemë. Një e djegur zakonisht shfaqet vetëm për disa orë. Ajo është fillimisht e bardhë, pastaj në të kuqe, p.sh. pas kontaktit me hithrat.
4. Fluskat e vogla dhe të mëdha (Vesikulat dhe Bullat), që janë të mbushura me sekrecion (lëng) për shembull, pas një djegie të lehtë apo të nxehtë, ose vetëm nën veshje e guaskës.
5. Puqurrat (Pustulat) zakonisht shkaktohen nga mikrobet. Një puçërr me qelb është një gropë e mbushur me qelb brenda ose nën veshjen e guaskës.
6. Lëvoret e lëkurës (Skuamat) formojnë Ssumim mbi lëkurë (Epidermë).
7. Kore (Crusta) është një mbivendosje të sekrecioneve të thata. Kjo ndodh, për shembull, nëse puçërr me qelb shpërthen dhe thahet qelbi i përmbajtur në sipërfaqe të lëkurës.
8. Çarje të lëkurës (Riss, Ragadet). Çarje apo thyerje janëçarje në lëkurë. Ato lindin kur elasticiteti i lëkurës është reduktuar dhe lëkura është zgjeruar (thelluar).
9. Ulqerat (Ulkus) që rezultojnë me ndryshime të përhershme të lëkurës, që janë të dukshme si varra të hapura. Arrin thellë në Dermis dhe vazhdon në disa raste gjithmonë duke u shkatërruar, bashkim I ashtuquajtur (Nekrozë). Shpesh herë formon edhe qelbëzim. Ulcerat formojnë Dekubitus.
10. Varra (Cicatrikset) ndodhë kur një defekt lëkurë është i mbuluar me ind lidhor, e cila nuk mund të kthehet më siq ishte.
Disa nga këto shenja të sëmundjeve të lëkurës janë të ndryshme dhe nuk janë të dukshme, megjithatë shkaktojnë dhimbje të fortë si: (Kruarje, Djegie, Dhimbje).
SHKAQET
Shumë njerëz kanë trashëgim lëvoret ose ekzema (Neurodermitis), mirëpo kjo mund të ndihmohet edhe nga stresi ose infeksione të tjera, gjithashtu mund të kthehet në rrjedhën e sëmundjes nga një infeksion bakterial ose infeksion viral më keq. Për sëmundjet e lëkurës nuk ka shumë të dhëna, në shumë raste janë shkak i tyre janë edhe çrregullimet e sistemit imunitar ( ->Trupat e bardhë dhe të kuq në gjak).
Mjekimi i Lëkurës bëhet çdoher tek Dermatologu…
Falënderimet i takojnë Allahut
Përktheu dhe përgatiti: Bukurmals