7 Shenjat E Njeriut Xheloz

0
225

Shenjat e njeriut xheloz, janë:
1. Gëzohet në çastet kur vllai që e xhelozon gabon në ndonjë çështje.
2. Kënaqet dhe ndihet rahat kur ndëgjon njerëzit duke përgojuar vllain që e xhelozon.
3. Gëzohet dhe ndjehet i lumtur kur vllai që e xhelozon nuk prezenton në tubime të dobishme, ngase ka qejf që vetëm ai vetë të përfitojë.

4. Nëse dikush e pyet për vllain që e xhelozon, ai ia ulë vlerën dhe nuk ia dhuron pozitën e merituar.
5. Kur dikush e lavdëron vllain që e xhelozon në prezencën e tij, këtij i ngushtohet gjoksi dhe nuk ndjehet i lumtur .
6. Mundohet çdoherë që të metat dhe gabimet e vllait që e xhelozon t’ia zmadhoj dhe t’ia shpaloj para të tjerëve, kurse mirēsitē dhe të mirat mundohet t’ia fsheh që mos të ndëgjojnë njerëzit për to.
7. Njeriu xhelozi gjithmonë ndjehet krenarë dhe i sigurtë në veten e tij, si dhe e mohon që ai ēshtë njeri xheloz, dhe kjo aludon se personi i tillë posedon iman të dobët.

Shejh Abdulaziz Ibn Muhamed Ibn Abdullah es Sed’han
Nga arabishtja : Suad Shabani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here