20 fakte që nuk i dinim për arin…

0
523

Është metali më i çmuar dhe të gjitha shtetet e botës e kanë përdorur gjithmonë për këmbimet valutore. Sasitë e rezervave të tij bëjnë ndryshimin midis një ekonomie të fuqishme dhe të dobët. Shpeshherë është bërë mollë sherri dhe ka krijuar konflikte. Për të është derdhur gjak dhe ka shkaktuar lakmi të pafundme. Të gjithë e duan dhe e ëndërrojnë. Ari. Kallëpet e tij janë kthyer në simbolin e pasurisë dhe të pushtetit. Për sundimtarët e antikitetit, diktaturat e deri tek demokracitë e sotme liberale është shndërruar në armën më të fortë dhe e kanë përdorur për të gjitha qëllimet e mundshme. Ka qenë gjithmonë benzina që ushqente motorët e zhvillimit dhe pesha e tij shpeshherë ka qenë më e rëndë se ç’duket dhe ka vendosur fatin e shumë luftërave, duke bërë që shigjeta e peshores të anojë andej prej nga janë derdhur edhe sasitë më të mëdha. Ari zë një vend të rëndësishëm edhe në Islam. Zekati i pasurisë së muslimanit vlerësohet me cmimin e arit, e cila është e vetmja mënyrë që tejkalon cdo kohë, zhvillim historik apo politik qoftë ai dhe kjo përbën një nga urtësitë e Islamit.

Më poshtë po iu rendisim 20 fakte, që ju nuk i keni ditur mbi arin.

1. Ari apo floriri është një element kimik me simbolin Au (nga latinishtja aurum) dhe me numrin atomik 79. Ari ka me shekuj që përdoret si monedhë, bizhuteri dhe në vepra arti. Ari është përcjellësi më i mirë i elektricitetit dhe nxehtësisë. Ari gjithashtu vlerësohet për aftësinë e tij për të mos u ndryshkur me kalimin e kohës. Ari ka ngjyrë të verdhë të shndritshme nga e cila e ka marrë emrin e saj, ngjyrë ari.

2. Ari me siguri është metali i parë që është punuar nga njeriu prehistorik. Objektet dekorative prej ari të gjetura në Bullgari datojnë që në vitin 4000 para Krishtit, prandaj epoka e arit përkon me epokën e gurit.

3. Në shekullin e 7-të para Krishtit dentistët në Itali përdornin tela ari për të ngjitur dhëmbë fallco dhe filluan t’i mbushnin dhëmbët me ar që në shekullin e 16-të.

4. Kur spanjollët zbritën në Peru në vitin 1532, Perandori Inkas kishte një prej koleksioneve më të mëdha të arit të grumbulluar. Kur perandori inkas Atahualpa u zu rob nga pushtuesit, ai ofroi si haraç ta mbushte një dhomë të stërmadhe plot me ar. Por konkuistatorët spanjollë e vranë gjithsesi.

5. Fjala acteke për arin është “teocuitlatl, e cila do të thotë “sekretimi i perëndive”.

6. Konrad Rid gjeti një copë të madhe ari në fermën e babait të vet në North Karolina në vitin 1799, zbulimi i parë i dokumentuar i arit në Shtetet e Bashkuara. Ata e kanë përdorur shkëmbin si pengesë dere për tre vite para se argjendari i vendit ta identifikonte si copë ari.

7. Babai i Ridit ia shiti argjendarit për 3.50 dollarë, më pak se një e mijëta e vlerës së vërtetë. Në ditët e sotme ajo copë ari vlen më shumë se 100 mijë dollarë. Rid është i pari që hapi minierën e parë tregtare të arit në SHBA.

8. Në kundërshtim me ato që keni dëgjuar nga Xhejms Bond në filmin “Goldfinger”, “asfiksimi i lëkurës” nuk ekziston. Por stafi i filmit nuk e dinte këtë gjë. Kur ata lyen aktoren Shirley Eaton me bojë ari i lanë një pjesë të vogël në bark, nga frika se mund të mbytej.

9. Ari është jashtëzakonisht i farkëtueshëm dhe i punueshëm. Vetëm 30 gram ar mund të shndërrohet në një fletë të tejdukshme me trashësi një e pesëmilionta e një centimetri. E njëjta sasi mund të shndërrohet në një tel 50 milje të gjatë me një trashësi sa një e dhjeta e flokut të njeriut.

10. Metali është gjithashtu i pashkatërrueshëm dhe ka fituar vlerë në histori, prandaj njerëzit e kanë ricikluar. Rreth 85 për qind e arit të gjetur ende përdoret dhe sot.

11. Me fletë ari janë mbështjellë modulet lunare të zbritjes për t’i mbrojtur astronautët nga radioaktiviteti. Një film i hollë ari mbi kaskat e tyre përdoret ende për t’ua mbrojtur sytë nga shkëlqimi.

12. Për më shumë se 70 vite trajtimi standard për artritin reumatik ishin gjilpëra prej ari të lëngshëm, të cilat nuk lejojnë irritimin. Doktorët ende nuk e dinë se përse!

13. Kërkimi i alkimistëve për të ndryshuar metalet bazë në ar është arritur deri në një farë mase në reaktorët bërthamorë sovjetikë, ku radioaktiviteti transformoi disa bërthama në ar.

14. Ari është i gjelbër. Dritaret në disa ndërtesa janë të veshur me ar për të ndihmuar reflektimin e diellit në verë dhe ruajtjen e nxehtësisë në dimër.

15. Mënyra për ta nxjerrë metalin nuk është kaq e gjelbër. Minat e arit përhapin cianik në ujë, nitrogjen dhe oksid sulfurik në ajër. Në vitin 2000, një mbetje cianiku në një minierë në Rumani ndoti burimin nga pinin 2.5 milionë njerëz.

16. Shkencëtarët australianë kanë zbuluar mikroorganizma që “hanë” sasi ari brenda shkëmbinjve dhe më pas i depozitojnë ato në copa të mëdha. Kompanitë e minierave kërkojnë të përdorin diçka tjetër në vend të cianikut për ta nxjerrë arin nga miniera, pra një mënyrë më pak dëmtuese për mjedisin.

17. Shtetet e Bashkuara kanë rezervat më të mëdha në botë të arit. Por nëse llogariten edhe zbukurimet India ia merr titullin, pasi 20 për qind e arit dekorativ të përdorur në botë ndodhet në Indi.

18. Rezervuarët më të mëdhenj të arit në sipërfaqen e tokës, rreth 10 miliardë ton ndodhen në oqeane. Për fat të keq, nuk ekziston asnjë mënyrë praktike për ta nxjerrë.

19. Kjo sasi është një thërrime rëre në krahasim me sasinë e arit që gjendet në hapësirë. Në vitin 1999, anija kozmike “NEAR” tregoi se një asteroid i vetëm, “Eros”, përmbante më shumë ar nga sa është gjetur në Tokë.

20. Lajmi i fundit është edhe më i keq. Nuk ekziston asnjë mënyrë për ta tërhequr edhe arin e hapësirës, si atë të oqeanit.

aldohysa.blogspot.com