10 artikuj ushqimorë të cilët ASSESI nuk bën t’i hani në lukth të thatë

0
214

Kur jemi të uritur, hamë ushqimin e parë që na gjendet pranë, duke mos menduar fare për pasojat eventuale. Këta artikuj nuk rekomandohen të hahen kur keni lukthin të zbrazët, sepse mund të rrezikojnë shëndetin tuaj.

  1. Pjekurina nga brumi kërcëllues dhe peta
    Artikujt të cilët përmbajnë tharmë irritojnë mukozën e lukthit dhe mund të shkaktojnë fryrje.
  2. Ëmbëlsira
    Sheqeri shton nivelin e insulinës, gjë që dukshëm shton presionin në pankreas, i cili sapo “është zgjuar”. Shprehia e konsumimit të ëmbëlsirave në lukth të thatë mund të shkaktojë zhvillimin e diabetit.
  3. Jogurt dhe produkte të tjera të fermentuara
    Kur hamë jogurt në lukth të thatë, thartira klorhidrike, e cila krijohet në lukth, vret bakteret e thartirës qumështore. Pra, me konsumimin e jogurtit dhe të produkteve të tjera të fermentuara për kafjall trupit tonë nuk i bëjmë mirë.
  4. Dardhët
    Fibrat natyralë në dardha mund të dëmtojnë membranën e ndjeshme të lukthit të thatë.
  5. Domatja
    Domatja përmban sasi të mëdha të thartirës tanine, e cila shton thartirën e lukthit. Kjo mund të shkaktojë të thatin në lukth.
  6. Trangujt e freskët dhe perimet e tjera të gjelbra
    Perimet e freskëta janë të pasura me aminothartira. Mirëpo, ato mund të shkaktojnë djegësirë, fryrje dhe dhembje abdominale, posaçërisht kur konsumohen në lukth të thatë.
  7. Bananet
    Nëse hani banane në lukth të thatë, sasia e magnezit në gjak do të shtohet dukshëm, gjë që jetë i dëmshëm për zemrën.
  8. Mëlmesat djegëse
    Ushqimi me mëlmesa mund të dëmtojë mukozën e lukthit dhe të shtojë thartirën në lukth. Kjo megjithatë mund të kontribuojë në zhvillimin e çrregullimeve të zakonshme të sistemit tretës.
  9. Pijet e ftohta të gazuara
    Nëse pini në mëngjes pije të ftohta të gazuara mund të dëmtoni mukozën dhe të zvogëloni qarkullimin e gjakut në lukth. Pasojë e kësaj është që ushqimi tretet më ngadalë.
  10. Citruset (portokall, limon, mandarina)
    Këta artikuj janë përplot me thartira pemësh dhe nëse i hani në lukth tëmthat mund të shkaktojnë djegësirë dhe të shtojnë rrezikun nga gastriti dhe i thati në lukth.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here