Home ArgËtim ZBULOHET ÇOKOLATA 2500-VJEÇARE

ZBULOHET ÇOKOLATA 2500-VJEÇARE

COKOLATA
COKOLATA

Në gadishullin Jukatan të Meksikës janë gjetur mbetjet e një çokolate 2 mijë e 500 vjeçare.

Në gadishullin Jukatan të Meksikës janë gjetur mbetjet e një çokolate 2 mijë e 500 vjeçare.

Arkeologët kanë gjetur mbetjet e çokolatës nga fisi Maja në një pjatë në vend të gotës.

Dihet se Majat çokolatën e përdornin si një pije freskuese ndërsa ky zbulim tregon se ata çokolatën do ta kishin përdorur edhe si mëlmesë ose sos në ushqime.

Ky zbulim i bërë nga Institucioni Kombëtar Antropologjik dhe Historik i Meksikës, ndryshoi mendimin mjaftë të përhapur se çokolata në kulturat para hispanike përdorej si pije.

Besohet se këto lloj pijesh, të cilat përgatiteshin nga kokrrat dhe korja e kakaos, gatuheshin duke i shtypur kokrrat e kakaos dhe përziheshin me lëngje ose me fermentimin e koreve të mbetura nga kokrrat e kakaos, dhe kjo pije u shërbehej personave të zgjedhur.

Arkeologu Tomas Gallareta në deklaratën e bërë thotë: “Për herë të parë u gjet kakaoja në pjatën e ushqimit. Nuk është e mundshme që kakaoja ishte në pjata për tu bluar. Sepse për bluarjen e kokrrave të kakaos majat përdornin gurë të mullirit e jo pjata”.

Gjurmët e çokolatës të gjetur mbi pjatë janë gjetur në fushën e gërmimit Paso del Macho në gadishullin Jukatan në vitin 2011.

Testet e kryera me ndihmën e shkencëtarëve nga shkolla e lartë Millsaps College në Jackson të Mississippi të SHBA të cilët bashkëpunojnë në një projekt të përbashkët të hulumtimit kanë vërtetuar edhe zyrtarisht se bëhet fjalë për çokolatë.

Sipas deklaratës së bërë nga Institucioni Kombëtar Antropologjik dhe Historik i Meksikës, thuhet se ky zbulim tregon se disa gjella të kuzhinës meksikane që si bazë kanë çokolatën datojnë nga periudha e lashtë.

Previous articleKinë: Ujgurët ndalohen nga agjërimi i Ramazanit
Next articleARGËTIMI FAMILJAR