VESET E LIGA NËSE NUK I NDRYSHON MBETEN ME TY PËRGJITHMONË !

0
221

Një ditë nga ditët, me diell dhe ditë e shkëlqyer, mësuesja u jepte mësime të ndryshme nxënësve të saj. Në ato momente i erdhi në mendje një ide, që nxënësit t’i nxjerr jashtë në natyrë, dhe t’ua jep mësimin jashtë dhe t’i shijojnë rrezet e diellit të bukur!

Derisa të gjithë e shikonin mësuesen, ajo me dorën e saj ua drejtoi shikimin drejt një fidani të mbjellur në kopsht, dhe kërkoi nga njëri nga nxënësit të shkon e ta këput!

Nxënësi shkoi dhe e këputi, e pastaj mësuesja ia bëri me dorë të shkon te tjetra, e te tjetra, dhe kështu që i këputi disa nga to, pa u lodhur fare dhe pa vështirësi.

Pas kësaj, mësuesja ia bëri me dorë nxënësit të shkon deri tek një dru të madh, e ta merr ta këput, por nxënësi ia kthehu duke i thënë se kjo është e pamundur, sepse druri ishte tepër i vjetër dhe i madh, dhe s’ka mundësi të këputet!

Mësuesja buzëqeshi dhe i tha fëmijëve: Këto lule janë si veset e tona të liga dhe të këqija! Çdo herë që të ligat e tona vjetërsohen dhe janë prezente me ne kohë më të gjatë, për ne është shumë më rëndë që t’i largojmë, madje ato mbeten të rrënjosura brenda nesh përgjithmonë!

Është më lehtë për ne që ta ndryshojmë gjendjen tonë, mirëpo nëse na kalon koha, për ne është shumë rëndë, ndoshta edhe e pamundur, që ta largojmë nga ne madje edhe një ves të keq.

Prandaj, ai që rritet me vese të liga, do të mbetet ashtu përgjithmonë, përderisa nuk e ndryshon veten sa më herët!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here