Thënie të urta nga hazreti Aliu, Zoti qoftë i kënaqur me të!

0
580

Pesë gjëra njihen me pesë të tjera:

Pema njihet nga frutat e saj.

Gruaja njihet kur i shoqi është në hall.

Miku njihet në ditë të vështirë.

Në fatkeqësi, njihet besimtari i mirë.

Bujari njihet në nevojë.

Pesë gjëra i ngrenë pesë të tjera;

Modestia i lartëson dijetarët.

Pasuria lartëson njerëzit e ligj.

Heshtja të lartëson nga shkarjet.

Shakaja heq sikletin.

Pesë gjëra groposin pesë të tjera:

Dëshmia e rreme gropos të vërtetën.

Pasuria gropos të metat.

Devotshmëria gropos pasionin.

Të përmendurit gropos mirën.

Nevoja gropos parimet.

Pesë gjëra përfundojnë tek pesë të tjera:

Shikimi përfundon në imoralitet.

Lakmia përfundon në pendim.

Bindja përfundon në kënaqësi.

Udhëtimet e shumta përfundojnë në akumulim dijesh.

Polemikat përfundojnë me konflikt.

Pesë gjëra sjellin pesë të tjera:

Istigfari sjell rizkun.

Ulja e shikimit sjell forcim të intuitës.

Turpi sjell të mira.

Butësia në të folur sjell përmbushje të qëllimit.

Nervozizmi sjell pendimin.

Pesë gjëra, shmangin pesë të tjera:

Fjalët e buta shmangin nervozizmin.

Mbrojtja e Zotit shmang shejtanin.

Maturia shmang pendimin.

Frenimi i gjuhës shmang gabimin.

Lutja shmang të keqen.

Pesë gjëra, të bëjnë të lumtur:

Një fëmijë respektues.

Një grua e ndershme.

Një mik i besës.

Një besimtar i virtytshëm.

Pesë gjëra shtohen me pesë të tjera:

Zjarri shtohet me kashtë.

Dyshimi shtohet me hamendësim.

Ftohja e marrëdhënieve me të privuar.

Polemika me mos falje.

Bojkotimi me mos interesim.

Pesë gjëra hijeshohen me pesë të tjera:

Shëndeti me mirëqenie.

Udhëtimi me shoqëri të mirë.

Bukuria me virtyte të larta.

Gjumi me shpirt të qetë.

Nata me përmendjen e Zotit.