Si t’i menaxhojmë “lotët e krokodilit”?

0
198

“Lotët e krokodilit, sado të zakonshme tek fëmijët, janë një sjellje e mësuar” thotë Beverley Cathcart-Ross, themeluese e programit te prindërimit në Toronto. Ato ndodhin më shpesh tek fëmijët më pak verbalë, të cilët i gjejnë me vështirësi fjalët për tu shprehur.

“Lotët janë një mënyrë e mirë për të përfshirë prindin dhe për të kërkuar vëmendje dhe shërbime, të cilat fëmijët ndonjëherë i interpretojnë si shenja të dashurisë dhe përkujdesit që ju keni ndaj tyre” thotë Cathcart-Ross. “Ata janë duke iu manipuluar ju kështu që të bëni atë që dëshirojnë ata.”

Cathcart-Ross inkurajon prindërit të anashkalojnë fajin që imponojnë lotët e krokodilit dhe të ndryshojnë reagimet e tyre sepse reagimet e dhembshura apo kushtimi i tepërt i vëmendjes mund të shtojë pikërisht ato sjellje që ata nuk i dëshirojnë tek fëmija. “Shumica e fëmijëve poshtë moshës 3 vjeçare tentojnë të demonstrojnë problemin më shumë sesa të flasin për problemin” thotë ajo “ ndaj ndihmoni dialogun dhe komunikimin. Nëse ju shihni se po e kërkojnë në mënyrën e gabuar vëmendjen apo dashurinë tuaj, pyetini nëse kanë nevojë për një përqafim, në vend që të shkoni me vrap drejt tyre kur ata bëjnë sjellje.”

Përgatiti: Elona Çeço

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here