SI ËSHTË PROJEKTI YT I DITËS

SI ËSHTË PROJEKTI YT I DITËS

I/e nderuar!

Pyete veten tënde në këtë ditë (dhe çdo ditë tjetër që vjen): Cili është projekti yt i ditës?

Në vazhdim po ua sjellim disa shembuj (projekte), se si mund ta kesh një ditë e dobishme:
– Mëso përmendësh një sure (kaptinë) të Kur’anit apo disa ajete!
– Mëso komentin e një ajeti apo hadithi!
– Përgatit, prezanto apo dëgjo një ligjeratë!
– Publiko një ajet apo hadith (në faqen tënde të rrjetit social¬)!

– Lexo një liber apo disa faqe nga libri!

– Shpërndaj akiden-besimin e pastër!
– Shpërndaje një fletushkë apo cd të dobishme!
– Jep ndonjë këshillë!
– Shkruaj një artikull apo përkthe!
– Sqaro një dyshim!
– Ndalo nga e keqja!
– Urdhëro për të mirë!
– Shoqëro një shok të vyeshëm!
– Përkrahe atë që thërret në të vërtetë!
– Dhuro sadaka qoftë edhe në sasi shumë të vogël!
– Ndihmo nevojtarin!
– Shpërndaje dhe ktheje selamin në rrugë!
– Fale namazin me xhemat dhe ruaje atë!
– Mëso injorantin!
– Lufto bidatin!
– Agjëro nafile (vullnetare)!
– Fale apo percille xhenazen e një të vdekuri!
– Veshmbathe një të varfur!
– Vizito një të sëmur!
– Vizito farefisin!
– Ndërto xhami apo ndihmo në një mënyre në ndërtimin e saj!
– Largo pengesat dhe mbeturinat nga rruga!
– Planifiko një projekt!
– Këshillo mekatarët!
– Paguaj borxhin e ndonjë muslimani që s’ka mundësi ta kthej!
– Ushqe të uriturin!
– Zgjoje të përgjumurin dhe dembelin me këshilla!
– Udhëzo dhe drejto të humburin!
– Shpërndaj dhurata!
– Buzëqesh para vëllaut musliman!
– Participo në një aktivitet!
– Respekto mysafirin!
– Nderoji dhe respektoji dijetarët!
Këto janë disa nga projektet që mund t’i bësh brenda një dite.

Allahu na ndihmoftë në punë të mira! AMIN!
Përshtati: Valdet Kamberi