Home Ekonomi Rritja ekonomike vetëm 3.8%

Rritja ekonomike vetëm 3.8%

Banka Qendrore e Kosovës.
Banka Qendrore e Kosovës.

Vitit 2012, jo i mirë për Kosovën. Ka rënë eksporti, kanë rënë remitencat, ndërsa rritja ekonomike nuk parashihet të kalojë mbi 3.8{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058}. Këto janë prezantuar të martën nga zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), gjatë prezantimit të raportit vjetor 2011, dhe të dhënave për periudhën e parë të vitit 2012.

Kryetari i Bordit të BQK-së, Gazmend Luboteni ka thënë se në vitin 2011 Kosova ka arritur të ruaj stabilitetin, por që sipas tij, kjo nuk po shihet edhe këtë vit.

Luboteni ka thënë se problem kryesor vazhdon të jetë papunësia, që sipas tij, është 45{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} e popullsisë.

“Kosova edhe përkundër gjithë këtyre problemeve ka arritur që të ruaj rritjen ekonomike prej 5{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058}, parashikimet për sivjet janë shumë më të ulëta, parashihet diku rreth 3.8{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} të jetë norma e rritjes ekonomike. Përsëri vazhdojnë ato trendet negative, në radhë të parë importet shumë të larta, eksportet të cilat për fat të keq janë duke u zvogëluar e sidomos në fillim të këtij viti, dhe dërgesat e emigrantëve që kanë shënuar një trend pozitiv gjatë vitit 2011 por në pjesën e parë të këtij vitit kemi pasur rënie mjaftë të madhe të tyre, sikurse edhe të eksportit, por edhe të investimeve të huaja direkte që janë jashtëzakonisht të rëndësishme për ekonomin e vendit dhe fuqizimin e tij. Ndërsa një problem tjerët që po vazhdon të jetë në trend, është papunësia që 45{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} është sipas vlerësimeve”, ka thënë ai.

Por jo vetëm kaq. Zyrtari tjetër nga BQK-ja, Arben Mustafa ka pohuar se kanë rënë edhe investimet e huaja direkte.

“Vërejmë se kemi një rënie të eksporteve dhe një nivel të ngjashëm të importeve me vitet e kaluara, dhe kjo rënie e eksporteve padyshim se ndikon në vendet e eurozonës që janë partneri kryesor tregtar i Kosovës. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2012 po ashtu kemi pasur një rënie të lehtë të dërgesave të emigrantëve pra të cilat kanë shënuar një rënie prej 4.8{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} e po ashtu një rënie të investimeve të huaja direkte, pra të gjithë këto zhvillime që reflektojnë nga jashtë, reflektojnë në ekonominë e eurozonës”, ka thënë ai.

Ndërsa guvernatori i BQK-së, Gani Gërguri ka pohuar se deficit i lartë tregtar mbetët një ndër sfidat më të mëdha për vendin tonë.

Gjatë prezantimit të raportit vjetor për vitin 2011, Arben Mustafa ka bërë të ditur se eksporti ka arritur vlerën prej 312.5 milionë euro, ndërsa importi 2.5 miliardë.

Dërgesa të emigrantëve gjatë 2011 ka pasur prej 584 milionë euro, ndërsa asetet e sektorit financiar kanë arritur në 3.5 miliardë euro, që me rritje vjetore është 9.3{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058}.

Norma mesatare e inflacionit sipas Mustafës ishte 1.5{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058}, ndërsa kreditë po vazhdojnë të shënojnë rritje vazhdimisht.

Previous articlePTK fiton 24 milionë euro
Next articleFacebook i paguan hakerët me mbi 400,000 dollarë për t’i arrnuar vrimat