Rrënjët e mëkateve
Rrënjët e të gjitha mëkateve, të mëdha apo të vogla qofshin, janë tre:lidhja e zemrës me dikë tjetrër veç Allahut, bindja ndaj forcës së zemërimit dhe bindja ndaj forcës epshore.
E këto të trija jane shirku, padrejtësija dhe imoraliteti. Përfundimi i lidhjes së zemrës me dikë tjetër veç Allahut, të shpie në shirk, të bën të lutësh bashkë me Të, dikë tjetër; përfundimi i bindjes ndaj forcës së zemërimit, të shpie në vrasje; ndërsa nënshtrimi ndaj forcës epshore , të shpie në imoralitet. Për këtë arsye, Allahu i ka vendosur ato pranë njëra-tjetrës, në fjalën e Tij: ”Edhe ata që veç Allahut, nuk lusin Zot tjetër dhe nuk vrasin njeriun që ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë dhe që nuk bëjnë imoralitet.” (Furkan,68)
Këto të trija thërrasin njëra-tjetrën, shirku thërret drejt padrejtësisë dhe imoralitetit, ashtu siç sinqeriteti dhe teuhidi i largojnë këto dy mëkate nga njeriu, e Allahu thotë: “Ashtu që të largojmë nga ai të keqen dhe të ndytën. Vërtëtë, ai ishte nga njerëzit tanë të zgjedhur.” (Jusuf: 24)
E keqja ishte pasioni i epshit dhe e ndyra ishte imoraliteti.
Po kështu, edhe mizoria të çon drejtë shirkut dhe imoralitetit, sepse shirku është padrejtësia më e madhe, ashtu si edhe drejtësia më e madhe është teuhidi. Drejtësia është bashkëshoqëruese e teuhidit, ndërsa padrejtësia, shoqëruese e shirkut, e për këtë arsye Allahu i ka përmendur ato, pranë njëra-tjetrës. Të parën në fjalën e Tij: “Allahu dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij, po ashtu edhe engjëjt dhe njerëzit e dijes që qëndrojnë me drejtësinë.” (Ali Imran,18). Ndërsa të dytën në fjalën e Tij: “Vërtetë shirku është padrejtësia më e madhe” (Lukman, 18). Po kështu, edhe imoraliteti të shpie drejt shirkut dhe padrejtësisë, sidomos kur kjo ndienjë bëhet tepër e fortë dhe nuk mund t’i realizojë qëllimet e saj, vetëmse nëpërmjet padrejtësisë, duke gjetur zgjidhjen me anë të magjisë dhe ndihmesës së shejtanit. E po kështu Allahu ka përmendur bashkë, shirkun dhe imoralitetin në fjalën e Tij: “Laviri nuk do të duhej të martohej me tjetërkënd, veç me ndonjë lavire ose idhujtare, e me laviren nuk do të duhet të martohet dikush tjtër, veç ndonjë lavir apo ishujtar. Ajo (imoraliteti ose martesa me të) është e ndaluar për besimtarët.”
(Nur, 3)
Këto tre mëkate tërheqin dhe nxisin njëra-tjetrën, prandaj edhe zemra, sa më të dobët ta ketë teuhidin dhe sa më të madh shirkun, aq më tepër jepet pas imoralitetit, tërhiqet pas pamjes së jashtme dhe joshet në të. Ngjashëm me këtë, është edhe fjala e Allahut: “Çdo gjë që ju është dhënë juve, është vetëm kënaqësi në jetën e kësaj bote, e ajo që është tek Allahu, është shumë më e mirë dhe e përjetshme, për ata që besuan dhe vetëm Zotit të tyre i mbështeten. Dhe për ata që ju shmangën mëkateve të mëdha e të shëmtuara, të cilët kur zemërohen, falin.” (Shura, 36-37)
Pra, na informoi se ajo që gjëndet tek Ai , është shumë më e mirë për atë që beson dhe i mbështetet Atij, e pikërisht ky është teuhidi, e më pas thotë: “Dhe ata që ju shmangën mëkateve të mëdha e të shëmtuara.”, kjo do të thotë t’i shmangesh thirrësit të forcës epshore. E ndërsa, një fjalë e Tij: “ kur zemërohen ata falin”, kemi shmangie nga forca e zemërimit, kështu pra, vuri pranë njëri-tjetrit, teuhidin, pastërinë morale dhe drejtësinë, të cilët përmbledhin në vetvete të gjithë mirësinë.
Ibn El Kajim ne: “El feuaid”