Pyetje-përgjigje rreth Namazit nga shejh Salih el Feuzan

0
208

Pyetje: A është legjitime që në uljen e parë të teshehudit të shtohen (thuhen) dhe salavatet për Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem?

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!): Jo. Nëse personi thotë dy dëshmitë pas tehijatit, ai ngrihet dhe nuk vonohet. Përkundrazi, uljen e teshehudit të parë e bën të lehtë (nuk e zgjatë).

Pyetje: Në fjalën tonë: “Allahumme sal-li ala Ali Muhamedin” kush janë “Ali Muhamedin”?

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!): “Ali Muhamedin” thuhet se janë të afërmit e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Thuhet se janë pasuesit e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Cdokush që ka besuar në të sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe e pason, ai është prej “Alihi” d.m.th. prej pasuesve të tij.

Pyetje: Nëse imami jep selam para se personi t’i kërkojë mbrojtje Allahut të Lartësuar nga katër gjëra,[1] a duhet të jap selam apo të kërkojë mbrojtjen nga këto gjëra edhe nëse vonohet pak (nga dhënia e selamit)?

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!): Jo, nuk duhet të vonohet nga imami (pasimi tij), sepse “imami është vendosur që të pasohet.” Pra, të jap selam pas tij dhe mos të vonohet.

Pyetje: Tausi (Allahu e mëshiroftë!) e urdhëroi birin e tij që ta përsërisë namazin, sepse ai (në teshehudin e fundit) nuk kërkoi mbrojtjen e Allahut prej këtyre katër gjërave. Cila është fjala shejh Salih-ut në lidhje me këtë?

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!): Po. Ngase ai ka qenë i mendimit se mbrojtja prej tyre katër gjërave është vaxhib. Ky është mendimi i disa dijetarëve.

Pyetje: Cfarë është për qëllim me sprovat e jetës dhe vdekjes?

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!): “Sprovat e jetës” janë fitnet që i shfaqen njeriut gjatë jetës së tij. E ato janë të shumta. “Sprovat e vdekjes” është se robi do sprovohet në varrin e tij. Pra, atij do i vijnë dy engjëjt dhe do e pyesin atë.

Pyetje: Fjala “Allahumme ea’nnij ala dhikrike ue shukrike ue husni ibaadetike” a thuhet para selamit apo pas tij?

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!): Të dyja format lejohen; lejohet para dhe pas selamit. Transmetohet se kjo thuhet “duburis-salah”, ndërsa është për qëllim me “duburis-salah” fundi i tij dhe po ashtu dhe pas tij (namazit). Kush e thotë këtë para selamit, ai ia ka qëlluar të saktës. Dhe kush e thotë atë pas dhënies së selamit, ai ia ka qëlluar të saktës. Ngase secila prej tyre quhet “duburis-salah”.

Pyetje: Shtesa “ue berakatuh” në dhënien e selamit a saktësohet?

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!): Nuk e di këtë.

Pyetje: Nëse personi (në namaz) thotë vetëm “es-selamu alejkum” a lejohet?

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!): Po, lejohet.

Pyetje: Cili është gjykimi i dhënies së një selami të vetëm (kur përfundon namazin)?

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!): Kjo mjafton. Ky selam jepet nga ana e djathtë. Por më e mira është dhënia e dy selameve (djathtas dhe majtas).

Pyetje: Si arrihet xhemati?

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!): Xhemati arrihet me arritjen e një rekati. Kjo është e sakta. Prej tyre (dijetarëve) ka që thonë: Xhemati arrihet me tekbirin e tij (personit) para dhënies së selamit nga ana e imamit. Kjo transmetohet në tekstin e “Zadit” ku thotë: “Kush merr tekbir para se imami të jap selamin e parë, ai e ka arritur xhematin.” Porse e sakta është se xhemati arrihet me arritjen e një rekati të plotë. Njësoj si xhumaja.

Pyetje: Disa njerëz ngrihen menjëherë (pas përfundimit të farzit) dhe falin sunetet duke mos e bërë dhikrin (por e bëjnë pas faljes së suneteve). Cila është këshilla juaj për ta?

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!): Kjo është në kundërshtim me sunetin. Suneti është që personi pas dhënies së selamit të bëj dhikrin e pastaj të ngrihet për faljen e suneteve.

Shkëputur nga mësimi “Sherhu adab el-mashi ilas-salah”

Përktheu: Unejs Sheme

[1] nga dënimi i Xhehenemit, nga dënimi i varrit, nga sprovat e jetës dhe të vdekjes dhe nga sprova e Mesihu Dexhal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here