Pse vendosa të mbulohem?!

0
176

Mbulesa është devotshmëri dhe nder, respektim ndaj urdhrave të Allahut dhe të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve! Sunduesit të Ditës së Gjykimit! Allahun e falënderojmë për të mirat e panumërta me të cilat na ka nderuar, veçanërisht me Islamin, me këtë dritë qiellore që na i ndriçoi zemrat tona.

Paqja, shpëtimi, selamet dhe përshëndetjet më të ngrohta janë për më të dashurin tonë, Muhamedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, për familjen e tij, për shokët e tij besnikë e të sinqertë, dhe për të gjithë ata që ndjekin rrugën e tyre deri në Ditën e Gjykimit.

Allahu në Ku’ran thotë:

“O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vëjnë shamitë (mbulojët) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. Allahu fal gabimet e kaluara, Ai është Mëshirues.” (Ahzabë, 59)

Kjo është fjala e Allahut. Andaj nuk kisha dashur të flas me fjalën time, e as të gjej fjalë nga fjalori im, por them se nuk do të doja të shprehem, sa dua të falëndëroj.

Mbulesa është devotshmëri dhe nder, respektim ndaj urdhrave të Allahut dhe të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

Allahu i Lartësuar na ka obliguar t’i dëgjojmë dhe t’i respektojmë urdhrat e Tij dhe të të Dërguarit të Tij dhe ka thënë:

“Kur Allahu ka vendosur për një çështje, ose i Dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës.” (Ahzabë, 36)

Mbulesa është pastërti për zemrat e besimtarëve dhe të besimtareve për shkak se nëse syri nuk shikon, zemra nuk ka mundësi ta dëshirojë atë, por nëse syri e shikon një send, atëherë zemra e kërkon atë send ose e refuzon atë, mirëpo zemra është më e pastër nëse syri nuk shikon dhe në këtë rast nuk ka mundësi zemra të sprovohet.

Pra, nëse syri nuk i shikon femrat, apo i pamundësohet shikimi i femrave për shkak të mbulesës së tyre, në këtë rast mbulesa është shkaku kryesor për pastërtinë e zemrës.

Një nga parimet themelore të Islamit është se besimi është një mesazh, deklaratë apo komunikim me anë të gjuhës, një besim në zemër, i cili manifestohet në çdo pjesë të trupit.

Prandaj kur një besimtare muslimane dëshmon për besimin e saj në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, me siguri do të vendosë që të manifestojë besimin e saj edhe në veshje për t’u dalluar nga jobesimtarët.

Mbulesa është nderi ynë që Allahu na ka dhënë, është dritë hyjnore që na dallon nga errësira e jobesimtarëve.

E pse të mos ndriçohemi e të jemi nga margaritarët e fshehur, e të zhytur në dete të thella, e të jenë të paktë ata që mund të na arrijnë!

Çdo frymëmarrje jona, çdo veprim, çdo lëvizje dhe çdo adhurim është vetëm e vetëm për ta kënaqur Allahun, për ta lartësuar Fjalën e Tij. Shpresoj që edhe kjo mbulesë e imja të më llogaritet në peshojën e veprave të mia të mira në Ditën e Gjykimit!

Duke qenë të bindur në faljen dhe mëshirën e Allahut ju përshendes me selam alejkum.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here