Home Blog

A E Dini Ciat Janë 4 Krijesa Të Xhenetit Që Aktualisht Ndodhen Në Tokë Dhe Janë Të Prekshme Prej Njeriut ?

Janë katër krijesa të Xhenetit që aktualisht ndodhen në Tokë dhe janë të prekshme prej njeriut.

1. Guri i zi në Qabe. I cili është nga gurët e Xhenetit. Ka zbritur në tokë dhe i është dhënë Ibrahimit a.s për ta vendosur në këndin e Qabes.
2. Mekami i Ibrahimit. Është vendi ku Ibrahimi e përdori si mjet për të lëvizur lart dhe poshtë gjatë kohës që ndërtonte Qaben.
3 dhe 4. Lumenjtë Nil dhe Eufrat. Janë dy lumenj që në të vërtetë burimin e kanë jashtokësor. Ata burojnë nga rrënjët e pemës “Sidretu Munteha”.

Përgatiti:Eduart Thartori

A e dini: Pse qan fëmija i porsalindur?

Përgjigje: Lavd-falënderimi i takon Allahut ndërsa lavdërimet dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin alejhi selam

Fillimisht këshilloj vëllezërit dhe motrat besimtare të mos harxhojnë shumë energji për çështje dhe pyetje të cilat zakonisht nuk rezultojnë në ndonjë mësim, përkujtim, inkurajim,vepër të hairit, largim të ndonjë vesi etj. Është e vërtetë se kureshtja për kësi çështje është e madhe te shumë njerëz, por nëse do t’i përcjellim ato një nga një sigurisht nuk do mbetet kohë për t’i mësuar, madje as për t’i lexuar çështjet më të rëndësishme që na mësojnë njësimin e Allahut, rrugën e xhenetit, shpëtimin nga xhehenemi e kështu me radhë. Nuk them se në këto çështje nuk ka asnjë dobi, sepse në shumë prej këtyre çështjeve mund të vërehen mrekulli (sidomos shkencore) që besimtarit ia shtojnë edhe më shumë besimin. Vërejtja ime vlen për ata që kalojnë pjesën më të madhe të kohës me kësi çështje.

Ndërsa sa i përket të qarit të fëmijës së porsalindur, gjë e cila është normale te çdo foshnjë përveç në raste të alivanosjes, goditjes nga trysnia e lindjes ose lindja e vështirë. Shkaku i të qarit, siç përmendet në hadithin e shënuar nga Buhariu (nr.3431) dhe Muslimi (nr.2366) ku Ebu Hurejra radijallahu anhu, përcjellë se Profeti alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Çdo bir i Ademit që lindet, atë e prekë shejtani në momentin kur lindet dhe atëherë ai fillon të qajë me zë, përveç Merjemes dhe birit të saj (Isait)”. Dikush nga gjeneratat e para thotë se shejtani e ngacmon të porsalindurin në brinjët e majta.

Allahu e di më së miri.

Omer Berisha

Shenjat që thartira e tepërt po ju gërryen barkun: Pesë shenjat e heshtura të ulcerës që s’duhet t’i neglizhoni

Ulcerat e stomakut, njohur ndryshe si ulcera gastrike janë plagë të dhimbshme që shfaqen kur dëmtohet apo hollohet shtresa e trashë e mukusit që mbron stomakun nga lëngjet e tretjes me natyrë acidike

Kur këto acide tretëse arrijnë indet e stomakut, shkaktojnë plagë, gërryerje të cipës së stomakut dhe shumë dhimbje.

Ulcera e stomakut mund të kurohet lehtë, por mund të përkeqësohet shumë shpejtë dhe në mënyrë shumë të rëndë pa trajtimin e duhur mjekësor.

Shenjat e ulcerës së stomakut:

1. Të vjella ose jashtëqitje me gjak

Nga plagët e ulcerës mund të rrjedhë gjak dhe kjo mund të shkaktojë të vjella në ngjyrë kafe të errët me gjak, ose jashtëqitje jo normale me ngjyrë të zezë, e cila mund të jetë treguese e gjakut të tretur.

2. Ndjesia e një barku të rënduar

Nëse keni ndjesinë e barkut që ju rëndon, sikur të keni pirë një sasi të madhe uji shumë shpejt, duhet të bëni një vizitë, pasi kjo shenjë është gjithashtu treguese se mukoza dhe funksionet e stomakut nuk janë optimale.

3. Urth

Nëse keni një ndjesi djegëse në kraharor apo ndjeni që lëngjet e stomakut t’ju kthehen në ezofag, kjo mund të jetë shenjë e këtij problemi shëndetësor, këshillon Living. Simptoma të tjera, të tilla si gromësimat, fryrja ose ndjenja e përhershme e ngopjes, gjithashtu mund të jenë shenjë e ulcerës së stomakut.

4. Ndjesia për të vjellë

Për shkak të çekuilibrit të lëngjeve të tretjes, me siguri do të keni ndjesinë e të vjellit, madje me stomakun bosh, që në mëngjes!

5. Dhimbje stomaku

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, dhimbja e stomakut, është simptoma më e zakonshme e ulcerës së stomakut, e cila është zakonisht një ndjesi dhimbjeje, e shurdhër dhe djegie në zonën e mesit të barkut. Dhimbja zakonisht është më e fortë midis vakteve dhe gjatë natës, kur acidi është sekretuar në stomak dhe nuk ka ushqim për të vepruar si një ‘përthithës’.

Ja pesë Ushqimet e Mbrëmjes Që Ndihmojnë Të Humbisni Peshë

Rrushi është i pasur me vitaminë B6, fibër, kalium, mangan dhe antioksidantë. Foto: Flickr
Gjumi është shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e organeve dhe të gjithë organizmit.

Ai është i lidhur ngushtë jo vetëm me shëndetin mendor por edhe me mbipeshën dhe rënien prej saj.

Ndërprerja e tij ose cilësia e dobët e gjumit është faktor i rëndësishëm në shtimin në peshë.

Ekspertët rekomandojnë që njerëzit që përkujdesen për shëndetin duhet të jenë të vëmendshëm ndaj ushqimeve që konsumojnë përpara se të shkojnë për të fjetur.

Ndërkohë sipas tyre, ka disa ushqyes që ju ndihmojnë të eliminoni yndyrnat dhe të përmirësoni nivelin e sheqerit në gjak.

AgroWeb.org ju rekomandon pesë pijet dhe ushqimet e duhura që mund të konsumoni përpara se të flini:

Qumështi dhe Kosi
Qumështi përmban triptofan dhe kalçium të cilat ju ndihmojnë të bëni një gjumë të qetë.

Një gjumë i tillë pakëson oreksin e tepërt të nesërmen.

Qumështi përmban edhe proteina që janë të ngadalëta në tretje.

Këto proteina ju ndihmojnë të krijoni masë muskulare ndërkohë që jeni në gjumë.

Kosi është një produkt mirëbërës për të rritur dhe për fëmijë.

Ai prodhohet nga fermentimi i qumështit dhe është i pasur me proteina, kalçium, vitaminë B6, B12 dhe probiotikë.

Lëngu i rrushit
Përmban karbohidrate të thjeshta të cilat nxisin sekretimin e insulinës ndërkohë që jeni në gjumë.

Ky lëng gjithashtu rregullon orën biologjike të trupit ndërkohë që antioksidantët eliminojnë yndyrnat.

Çaji Kamomil
Çaji kamomil luan rolin e qetësuesit natyral.

Ky çaj gjithashtu është i lidhur fort me përmirësimin e kontrollit mbi glukozën dhe rënien në peshë.

Kefiri
Kefiri është i pasur me probiotikë të cilët mirëmbajnë nivelet e shëndetshme të baktereve.

Probiotikët përmirësojnë gjithashtu përthithjen e vitaminave dhe mineraleve.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org ky lëng është shumë i pasur me probiotikë dhe i dobishëm për stomakun.

Ky produkt në të vërtetë ka më shumë probiotikë se kosi.

Probiotikët janë baktere të mira që e mbajnë stomakun të shëndetshëm.

Bakteret e mira nuk duhen nënvlerësuar sepse 75% e sistemit imunitar të njeriut e ka pikënisjen tek sistemi tretës.

Ujë me limon jeshil, mente dhe fruta
Nëse gjatë natës ju duket sikur jeni të uritur, pini një gotë me ujë me limon jeshil, mente dhe fruta.

Në këtë mënyrë do të merrni ushqyes të dobishëm dhe nuk do ta teproni me ushqimin.

Gjithashtu AgroWeb.org ju këshillon se një zgjedhje e duhur është edhe konsumimi i kastravecit në mbrëmje sepse ndihmon për tretjen dhe falë përmbajtjes së fibrave ndihmon të japë ndijesinë e ngopjes për më gjatë./AgroWeb.org

Të gjithë e dini ku është Ferizaj, por nuk e besoni se si e mori emrin ky qytet

Qyteti i Ferizajt është i njohur si qytet i krijuar vonë në Kosovë, që kur është ndërtuar stacioni hekurudhorë në vitin 1873. Ky qytet është i vendosur në pjesën jugore të Kosovës me një popullsi mbi 108,690 banorë.

Njihet edhe si “qyteti i trenit” meqë filloi të ndërtohej me hapjen e stacionit të trenit, në fund të shek XIX.

Po, a e dini se e mori emrin Ferizaj?

Emri Ferizaj, rrjedh nga pronari i një hoteli (hani) të njohur, që quhej Feriz Shasivari. Më herët ishte i njohur edhe me emrin Tasjan. Sot është një prej qyteteve më të mëdha në Kosovë. Në foto shihen burra me plisa presin para stacionit të trenit rreth vitit 1900. Burimi: Bibloteka e Universitetit të Stambollit

Ajo qka e veçon këtë qytet janë dy fenomene të jashtëzakonshme, të cilat janë të vetmet në Evropë, dhe si degë e Kosovës gjenden në Ferizaj. Bifurkacioni dhe toleranca fetare, e përshkruan më së mirë gjeorgrafinë dhe historinë e këtij vendi, të kërkuar nga shumë studiues e turistë.

Bifurkacioni në qytetin e Ferizajt, respektivisht Bifurkacioni i lumit Nerodime është një fenomen natyror i ndarjes së lumit në dy degë dhe derdhjes në dy dete. Ndërsa një tjetër fenomen shumë i rëndësishëm dhe i vetëm poashtu në Evropë, janë edhe objektet e dy besimeve fetare në një oborr, në qendër të qytetit.

Ministria e Diaspores
trending_up Më të lexuarat whatshot Të fundit

Përvjetori i filmit “Skëndërbeu”/ Gati një tjetër bashkëpunim kinematografik shqiptaro-rus

Koleksionoi 3000 pllaka e CD të vjetra

A e dini cila është dita juaj më e lumtur dhe më e rëndësishme në jetë?

A është ndoshta dita e martesës, apo dita e maturës, apo dita kur keni diplomuar në fakultet, apo dita kur jeni punësuar?

Njeriu i cili e ka larguar nga rruga një degë e cila i pengonte kalimtarët, ai nuk e ka ditur se ajo do të jetë dita më e rëndësishme dhe më e lumtur e jetës së tij, sepse Allahu e ka falënderuar për këtë vepër të mirë dhe ia ka falur mëkatet.

Gruaja prostitute, nuk ka pritur se dita, kur e ka ngopur me ujë një qen, i cili po mbaronte nga etja, do të jetë dita e saj më e rëndësishme dhe më e lumtur e jetës, sepse Allahu e fali për këtë vepër të mirë.

Dita më e rëndësishme në jetën e Jusufit (a.s.), ka qenë dita kur është gjetur ballë për ballë me gruan e bukur të sundimtarit, e cila u përpoq ta shtynte të bënte mëkat, duke i thënë: “Eja!”, kurse ai i tha asaj: “Zoti na ruajt!” Për këtë, Allahu e shpërbleu me shpërblimin më të bukur dhe e bëri të afërm për Vete, duke e konfirmuar sinqeritetin dhe devotshmërinë e tij në ajetin kuranor: “…Kështu ka qenë kjo, për ta ruajtur Na atë nga mëkati dhe vepra e shëmtuar, sepse ai, në të vërtetë, ka qenë nga robërit Tanë të sinqertë.” (Jusuf, 24)

Dita më e rëndësishme dhe më e lumtur në jetën e sahabëve, të cilët morën pjesë në betejën e Bedrit, ka qenë dita, kur u është thënë: “Bëni gjithçka që dëshironi, jeni të falur.”

Dita e jetës për sahabiun fisnik Talha (r.a.), ka qenë dita e betejës së Uhudit, kur me trupin e tij e ka mbrojtur Pejgamberin (savs) dhe ka marrë shumë plagë, meqë rast Pejgamberi (savs), i ka thënë: “O Talha, ti e ke të garantuar xhenetin.” Kurse Ebu Bekri (r.a.) ka thënë: “Dita e betejës së Uhudit ishte dita e Talha-s.”

Njeriu përjeton ditën më të madhe dhe regjistrohet në radhën e të lumturve për shkak të ndonjë situate të veçantë dhe ndonjë veprimi, për të cilin Allahu i Plotfuqishëm ia jep mundësinë dhe ia nënshtron shkaqet, të cilat e çojnë deri te ai qëllim.

Cila është dita jonë e jetës?

A e kemi kuptuar, apo ende nuk e dimë se cila është ajo ditë?

Ndoshta ajo është dita kur neve fshehurazi na kanë rrjedhë lotët nga devotshmëria.

Ose dita kur, në emër të Allahut, e kemi kundërshtuar thirrjen e pasionit, duke pasur mundësi që ta kryejmë një mëkat.

Ose kur kemi sjellë gëzim në zemrën e një muslimani.

Ose kur e kemi ledhatuar kokën e një jetimi.

Ose kur ia kemi puthur dorën nënës sonë.

Ose kur e kemi takuar një vëlla musliman me buzëqeshje në fytyrën tonë.

Ose kur kemi dëshmuar me drejtësi dhe ia kemi thënë të vërtetën në fytyrë zullumqarit, edhepse na kanë kërcënuar me dënime dhe sanksione.

Ose kur, në emër të Allahut, i kemi ndihmuar një njeriu të dëmtuar.

Ose kur e kemi mbuluar turpin e dikujt tjetër.

Ne këtë nuk e dimë, prandaj nuk duhet t’i humbim shpresat dhe nuk duhet ta nënvlerësojmë asnjë vepër të mirë, edhe nëse në sytë tanë duket e vogël dhe e parëndësishme.

Përkthim: Miftar Ajdini

Të mirat nga konsumimi i lëngut të domateve

Domatet përdoren në salca të ndryshme, në gjella ashtu si edhe në sallata. Por megjithatë pothuajse për të gjithë, domatet nuk janë zgjidhja e parë kur bëhet fjalë për ushqimet e shëndetshme.

Në fakt, nëse nuk e dini, domatet janë shumë më të shëndetshme nëse konsumohen si lëng.

Përbërësit në lëngun e domateve e bëjnë që ky lëng të jetë një zgjidhje shumë e mirë për një regjim ushqimor të shëndetshëm dhe të balancuar, transmeton Klan Kosova.

Shihni më poshtë disa nga përfitimet e konsumimit të një gote me lëng domate në ditë.

Lëngu i domateve ka shumë vitamina

Lëngu i freskët i domateve është një burim natyral i vitaminës A dhe C. Me konsumim të rregullt të këtij lëngu, shikimi juaj do të përmirësohet.

Poashtu edhe imuniteti juaj do të forcohet dhe dhëmbët dhe eshtrat tuaj do të jenë të shëndetshëm.

Ndihmon me kolesterolin

Fibrat që gjenden në domate do të ulin nivelin e kolesterolit.

Është një pije që largon helmet nga trupi juaj

Ushqimet e shpejta janë të mbushura me helme (toksina). Klorina dhe sulfuri që janë prezent në domate stimulojnë funksionimin e veshkëve dhe mëlçisë.

Prandaj, lëngu i domates është shumë i mirë për detoksifikim.

Ndihmon funksionimin e zorrëve

Problemet me funksionimin e zorrëve janë një problem global i miliona njerëzve në botë.

Për fat të mirë, lëngu i domateve rregullon tretjen, ndihmon me kapsllëkun dhe përmirëson problemet me funskionimin e zorrëve.

Ndihmon me humbjen e peshës

Nëse planifikoni të mbani dietë, atëherë lëngu i domateve është ideal. Hidraton trupin, është i mbushur me fibra dhe ndihmon me urinë. Është një burim shumë i mirë i ushqyesve që ndihmon me tretjen e ushqimit.

Parandalon sëmundjet e zemrës

Domatet janë një burim i mrekullueshëm i vitaminës B6. Kjo vitaminë parandalon sëmundjet e zemrës.

Ndihmon me lëkurën

Lëngu i domateve përpos që mund të konsumohet, mund të përdoret edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë në lëkurë. Lëngu i domateve ndihmon me aknet, shenjat dhe poret e lëkurës.

A keni probleme me lukthin, ja si t’i shmangni ato!

A keni probleme me lukthin, ja si t’i shmangni ato!
Me përshpejtimin e tretjes zgjidhen shumë probleme shëndetësore të cilat e përcjellin punën e ngadalshme të sistemit të tretjes

Në atë mënyrë nxjerrim jashtë tepricën e lëngjeve nga organizmi dhe ndihemi më lehtë dhe më të shëndetshëm.

Nëse jeni ndër ata njerëz të cilët një kohë të gjatë kanë probleme me kapsllëkun, patjetër lexoni dhe aplikoni këto këshilla.

Shtoni sasinë e vajit në ushqim

Për të përmirësuar punën e sistemit të tretjes dhe për t’u pastruar duhet të hani edhe sa më shumë vajra natyrale të cilat gjenden mjaft në pemë arrore, fara dhe avokado.

Shmangni ushqimin e thatë

Ushqimit të thatë i nevojitet më shumë lagështi në mënyrë që të tretet më mirë. Andaj, hani artikuj të lëngshëm dhe të zier, jo të thatë. Ushqimi më i keq për zorrë të ngadalshme janë biskota të orizit, biskotat nga thekra, pupagjelat, pemët e thata, muesli…

Pastroni organizmin

Personave të cilët kanë probleme me tepricën e kilogramëve dhe me tretjen e ngadalshme u rekomandohet pastrimi i organizmit. Për këtë nevojitet vullnet i fort, mirëpo me ndihmën e personit të dashur më lehtë me siguri do ta detyroni veten në këtë veprim.

Shmangni ushqimin e papërpunuar

Ushqimet të cilat bazohen në artikuj të papërpunuar termikisht janë shumë të shëndetshme, mirëpo për tretjen e tyre nevojiten enzima të veçanta, ndryshe nga ato të cilat shërbejnë për tretje termike të ushqimit të përpunuar.

⦁ Mënyra popullore e pastrimit të organizmit është ajo që një apo dy ditë të pini vetëm lëng të freskët nga pemët dhe perimet.

⦁ Mënyra tjetër është që një ditë në javë të pini vetëm ujë dhe të mos hani kurrfarë ushqimi të ngurtë. Nëse dëshironi edhe të thjeshtësoni pastrimin, praktikoni gjithmonë të njëjtë ditë në javë.

Shmangni bukën, makaronat dhe kokrrat e tërshërës

Ky është ushqim i rëndë i cili ngadalëson punën e zorrëve dhe nxit shtimin e peshës trupore. Prandaj, karbohidratet e thjeshta, të cilat në mënyrë “perfide” na mbushin me energji afatshkurtër, zëvendësoni me drithëra kokrrash të plota.

Konsumoni më shumë drithëra kokrrash të plota

Ato janë karbohidrate të përbëra të cilat në afat të gjatë na mbushin me energji dhe gradualisht shkrijnë shtresat yndyrore. Drithërat e plota janë kuinoa, elbi, meli, tërshëra dhe orizi, mirëpo variantit të tyre të shëndetshëm i nevojitet kohë më e gjatë që të zihet, rreth njëzet minuta.

Ari i kuq: Mjedra ruan zemrën dhe mbron nga diabeti dhe kanceri!

Pasurojeni ushqimin me mjedra dhe do të keni shumë dobi shëndetësore.
Mjedra ka cilësi të fuqishme antioksidative. Kjo do të thotë që zvogëloni veprimin e radikaleve të lira dhe kështu mbroheni nga kanceri.
Konsumimi i rregullt i mjedrave përmirëson dukjen e tenit dhe mbron lëkurën nga ndikimi i dëmshëm i rrezeve të diellit, ndërkaq nga mjedrat mund të bëni edhe maskë për fytyrë. Mjedra do ta bëjë tenin të shkëlqejë.
Pos dobive për lëkurën, mjedrat janë të shkëlqyeshme edhe për sistemin e tretjes dhe sistemin kardiovaskular.
Përdorimi i mjedrave forcon imunitetin dhe mbron nga ftohjet.
Në saje të cilësive antioksidative, zvogëlon veprimin e radikaleve të lira dhe kështu mbron nga kanceri i zorrës së trashë, i gjirit, i mitrës, i ezofagut dhe i prostatës.
Fitonutrienët të cilët gjenden në mjedër pengojnë përhapjen e qelizave të kancerit, duke i nxitur në apoptozë, përkatësisht në vetëshkatërrim.
Dyqind gramë të kësaj peme përmbajnë sasinë e rekomanduar e vitaminës C.
Është e pasur me fibra, thartirë folike, vitamina K, E5, mangan, magnez, bakër, kalium dhe thartira yndyrore omega 3.
Personat, ushqimi i të cilëve është i pasur me mjedra, kanë rrezik më të vogël që të shtojnë peshë dhe të sëmuren nga diabeti.
Ketonet në këto fruta të kuqe ndihmojnë në kontrollimin e glukozës në gjak. Ato nxisin metabolizmin e yndyrave dhe zvogëlojnë shtresat yndyrore.
Edhe fleta e mjedrës është shëruese.
Çaji nga fletët e mjedrës ndihmon në zbutjen e ngërçeve menstruale dhe të gjakrrjedhjeve të mëdha. /Telegrafi/

Mësime mbi jetën

Mësime mbi jetën
Ekzistonte një njeri i cili ishte katër djem. Ai dëshironte që bijtë e tij të mësonin të mos i gjykojnë gjërat shumë shpejt. Kështu që ai i dërgoi ata në një vend të largët për të parë një pemë dardhe. Djali i parë shkoi në dimër, i dyti në pranverë, i treti në verë dhe djali më i ri në vjeshtë.

Pasi që ata kishin shkuar dhe ishin kthyen, babai i thirri ata së bashku për ta përshkruar atë që kishin parë. Djali i parë tha se pema ishte e shëmtuar, e përkulur dhe e shtrembëruar. Djali i dytë tha se ishte e mbuluar me gjethe të gjelbër dhe ishte premtuese. Djali i tretë nuk u pajtua; ai tha se pema ishte përplot me lule që kishin pamje të bukur dhe ndjehej era e këndshme e tyre dhe se ishte gjëja më e hijshme që kishte parë ndonjëherë. Djali i fundit nuk u pajtua me të gjithë ata; ai tha se frutat ishin pjekur dhe se pema ishte plot me jetë dhe përmbushje.

Njeriu më pas u shpjegoi bijve të tij se të gjithë kishin të drejtë, sepse secili e kishte parë pemën në një sezone të ndryshme. Ai u tha atyre se nuk mund ta gjykoni një pemë apo një person vetëm se për një sezon sa e keni takuar ju, dhe se thelbi, kënaqësia, gëzimi dhe dashuria maten vetëm në fund, kur të kenë kaluar të gjithë sezonet.

Nëse heq dorë ndërsa është dimri, do të humbasësh premtimin e pranverës tënde, bukurinë e verës tënde, përmbushjen përfundimtare. Mos lejoni që dhimbja e një sezoni ta shkatërrojë gëzimin e të gjithë pjesës tjetër. Mos e gjykoni jetën vetëm se nga një sezon i vështirë. Ngulmo në çastet e vështira, me siguri që do të vijnë kohëra më të mira herët apo vonë

Përshtati: Lutfi Muaremi