Falënderimi i takon Zotit të botëve, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi më të nderuarin e të Dërguarve, Muhamedin, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.
الخشوع – El-hushuë do të thotë ulje, përkulje, nënshtrim, përulje, qetësi, rehati, paqe, prehje, çlodhje, heshtje.
Ibni Tejmije thotë: “El-hushuë” (përulësia) ka dy kuptime:
1. Përulje dhe poshtërim; 2. Heshtje dhe qetësi.
Përulësia e zemrës përfshin adhurimin e Allahut dhe kënaqësinë e Tij. Ndërsa përulësia e trupit është me varësinë e zemrës.
Dijetarët a kanë përkufizuar “El-hushuin”, përulësinë, me disa përkufizime:
”Frika nga Allahu i Lartësuar e cila është në zemër dhe duket edhe në gjymtyrë.”
“Heshtja dhe qetësia, dinjiteti dhe përulësia që mbartin, përmbajnë frikën ndaj Allahut të Lartësuar dhe mbikëqyrjen e Tij.”
“Zgjimi dhe ngritja e zemrës para Allahut me nënshtrim dhe përulje.”
Të nderuar lexues!
Në vazhdim do të kujtojmë disa ajeti që flasin mbi përulësinë.
“Me të vërtetë, janë të shpëtuar besimtarët, të cilët janë të përulur në namazin e tyre…” (Muminun, 1-2)
“Me të vërtetë që për muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të bindurit ndaj Allahut dhe të bindurat ndaj Allahut, të drejtët (të sinqertët) dhe të drejtat (të sinqertat), duruesit dhe durueset, të përulurit dhe të përulurat, mirëbërësit dhe mirëbërëset, agjëruesit dhe agjërueset, ruajtësit e nderit dhe ruajtëset e nderit, përkujtuesit e Allahut vazhdimisht dhe përkujtueset, pra, për të gjithë këta Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh.” (Ahzab, 35)
“Me të vërtetë, ata nxitonin për vepra të mira dhe Na luteshin, me shpresë e frikë dhe ishin të përulur ndaj Nesh.” (Enbija, 90)
“Sikur këtë Kuran t’ia shpallnim ndonjë mali, ti do ta shihje atë (mal) të përulur dhe të copëtuar nga frika e Allahut. Shembuj të tillë Ne ua japim njerëzve, që ata të meditojnë.” (Hashër, 21)
Në vazhdim do t’ju sjell një punim i cili flet mbi arritjet shkencore shumëvjeçare që flasin se si ky adhurim ka edhe dobi të shumta shkencore.
Tani pyetja e cila mund të bëhet është:
“El-hushui”, përulësia, a është thjesht vetëm adhurim (ibadet) apo ka edhe dobi dhe vlera të tjera?
Shkencëtarët pas një studimi empirik kanë arritur nëpërmjet asaj që quhet “meditim” të zbulojnë edhe shumë dobi të përulësisë, të cilat po i rrumbullakojmë në vijim:
“përulësia”
1. Redukton konsumimin e oksigjenit dhe trupi përjeton lehtësi ideale.
2. Stabilizon frymëmarrjen, që ndikon për të përjetuar çlodhjen.
3. Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe stabilizon zemrën.
4. Praktika e përulësisë është shumë e dobishme për ata që vuajnë nga neveritja kronike nervore.
5. Bën uljen e sulmeve të ankthit dhe rrit optimizmin dhe shpresën.
6. Zvogëlon tensionin e muskujve dhe relakson muskujt.
7. Ndihmon në shërimin e sëmundjeve të zemrës, sidomos vdekjen e papritur.
8. Ndihmon kurimin e disa sëmundjeve kronike si alergjitë, artritet (pezmatimin e kyçeve).
9. Forcon sistemin imunitar, i cili ndihmon rezistimin ndaj sëmundjeve.
10. I dhuron njeriut forcë, vetëbesim, paqe dhe qetësi.
11. Përulësia është një praktikë për humbjen e peshës.
12. Pengon degjenerimin e qelizave, që çon drejt zgjatjes së jetës dhe vonon plakjen (me lejen e Allahut të Lartësuar.)
13. Praktikimi i përulësisë shëron dhimbjet, gjithashtu edhe ato kronike i kontrollon dhe i zbut.
14. Përulësia shëron migrenën (dhembja e pjesshme e kokës).
15. Ndihmon shërimin e astmës.
16. Përmirëson aktivitetin elektrik të trurit dhe ngre energjinë (forcën) e trupit.
17. I dhuron njeriut vetëbesim në vetvete.
18. Shëron frikën dhe disa shqetësime psikologjike.
19. Ndihmon përqendrimin dhe kontrollon kapacitetin mendor.
20. Ndihmon në ngritjen e nivelit të mësimit, të kuptuarit dhe kujtesën.
21. Përulësia është mënyra e vetme për të fituar të menduarit kreativ.
22. Përulësia ndihmon stabilizimin emocional.
23. Mirëmban dhe riparon qelizat e trurit.
24. Çon në riparimin e marrëdhënieve me të tjerët.
25. Ndihmon lënien pas dore të çështjeve të parëndësishme.
26. Ndihmon rritjen e prodhimit në punë.
27. Zhvillon forcën e dëshirës dhe pastron personalitetin prej problemeve psikologjike.
28. Përmirëson punën e trurit dhe ndihmon marrjen e vendimeve të drejta.
29. Zvogëlon agresivitetin te njerëz me tendenca agresive.
30. Ndihmon largimin e “sëmundjes duhan”.
31. Ofron gjumë më të rehatshëm dhe përmirëson çrregullimet në gjumë.
32. Shton ndjenjën e përgjegjësisë.
33. Zhvilloni aftësitë e dëgjimit dhe ndërveprimin me të tjerët dhe fiton besimin e tyre.
34. Përulësia dhuron mundësinë për të përballuar vështirësitë me qetësi.
35. E bën njeriun më të balancuar në jetën e tij shoqërore.
36. I dhuron mendjes aftësinë për t’i zgjidhur problemet, sidomos kur janë më shumë se një.
37. Përmirëson marrëdhëniet në mes trurit dhe zemrës, shpirtit dhe frymës.
38. Rrit ndjenjën e dhënies, dashurisë dhe mirësisë.
39. Ndihmon përshtatjen në rrethana të ndryshme, sidomos në realitetin ku jetojmë.
40. Së fundi, përulësia është ilaç falas, që nuk të kushton më shumë se disa minuta, që për çdo ditë të ulesh me Librin e Allahut, të mendosh, të meditosh. Kështu mund të shtosh dozën e përuljes edhe më shumë.
“Allahu ka shpallur Fjalën më të bukur (Kuranin) në formën e një libri, pjesët e të cilit i ngjasojnë njëra-tjetrës dhe përsëriten. Prej tij u rrëqethet lëkura atyre që i frikësohen Zotit të tyre e, mandej qetësohen lëkura dhe zemrat e tyre, kur përmendet Allahu.” (Zumer, 23)
Këto janë argumente dhe fakte për ata që mendojnë, logjikojnë.
Përgatiti dhe përktheu: Ulvi Fejzullahu
Referencat
• Kurani i madhërishëm. Përktheu kuptimet e tij nga gjuha arabe: Prof. Hasan I. Nahi. Botimi i katërt, 2006.
• http://www.kaheel7.com/modules.php?name=News&file=article&sid=1170
• http://www.alnoor-world.com/quran/